Aktivitetet



E mërkurë, 2 nëntor 2011

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pestë, të mbajtur më 1 nëntor 2011, si trup punues amë shqyrtoi:

1. Propozim-Ligj për koncesione dhe partneritet privat publik, leximi i dytë; 
2. Propozim-Ligj për Bashkësi Evropiane të interesit ekonomik, leximi i dytë; 
3. Propozim-Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, leximi i parë; 
4. Propozim-Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, leximi i parë.

- Për Propozim-ligjin për koncesione dhe partneritet privat publik, Komisioni për Çështje Ekonomike shqyrtoi 13 amendamente, prej të cilave 1 u miratua, 2 u tërhoqën dhe 10 nuk u miratuan.

- Lidhur me Propozim-ligjin për Bashkësi evropiane të interesit ekonomik, Komisioni si trup punues amë shqyrtoi 4 amendamente të parashtruara.

Në debatin lidhur me amendamentet e parashtruara mori pjesë zëvendësanëtari i Komisionit për Çështje Ekonomike z. Izet Zeqiri dhe zëvendministri i Ekonomisë, znj. Katerina Kosteska.

Komisioni për Çështje Ekonomike me shumicë votash nuk i miratoi amendamentet e propozuara.  

- Arsyetim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, dha përfaqësuesja e propozuesit, zëvendministrja e ekonomisë, znj. Katerina Kosteska. 

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë harmonizim me Ligjin për nëpunës publikë. Ato janë në drejtim të përcaktimit të statutit të të punësuarve në ndërmarrjet publike të cilat kryejnë punë me interes publik dhe të cilat në pajtim me ligjin fitojnë status të nëpunësit publik. Me atë praktikisht sigurohet rigjallërimi i institutit nëpunës publik në ndërmarrjet publike si pjesë e sistemit të nëpunësit publik, që paraqet edhe obligim ligjor i cili del nga Ligji për nëpunës publikë. 

U theksua se të punësuarit në ndërmarrjet publike të cilët kryejnë punë ndihmëse nuk kanë status të nëpunësit publik dhe për ato do të vlejë Ligji për marrëdhënie pune. 

Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se ky Propozim-ligj përmban edhe dispozita të përgjithshme në pajtim me Ligjin për nëpunës publikë, me të cilat precizohet procedura për plotësimin e vendit të punës nëpërmjet publikimit të shpalljes publike dhe interne për punësimin e nëpunësve publikë në ndërmarrjen publike. 

Gjithashtu, janë përmbajtur dispozita edhe atë për udhëheqjen e procedurës disiplinore, përgjegjësinë disiplinore kundër nëpunësit publik në ndërmarrjen publike, duke filluar nga parashtrimi i iniciativës për ngritjen e procedurës disiplinore, formimin e Komisionit për udhëheqjen e procedurës disiplinore dhe afatet për fillimin dhe përfundimin e procedurës. 

Janë përmbajtur edhe dispozita për përgjegjësi materiale për dëmin e shkaktuar eventual me qëllim apo pa qëllim, i cili nga pakujdesia e madhe do të shkaktohet nga nëpunësi në ndërmarrjen publike, formimin e Komisionit që do ta vërtetojë përgjegjësinë materiale, si dhe të drejtën e ankesës te Agjencia për administrim kundër aktvendimeve të miratuara nga përgjegjësia disiplinore dhe materiale. 

Me këtë Propozim-ligj rregullohet edhe mënyra e vlerësimit të nëpunësve publikë me qëllim që të fitohet pasqyrë reale dhe të qartë për profesionalitetin, kualitetin, efikasitetin dhe efektivitetin në kryerjen e punëve me interes publik të cilat janë përcaktuar me ligj.  

Në debatin mori pjesë anëtari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Stojko Paunovski.

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, znj. Kosteska theksoi se me të futet, precizohet dhe rregullohet mbikëqyrja inspektuese të cilën do ta kryejnë punëtorët e autorizuar të Byrosë për metrologji mbi përdorimin e instrumenteve matëse. 

Kjo do të paraqet një aktivitet të veçantë në lidhje me mbikëqyrjen inspektuese, të cilin e kryen organi kompetent për punë në inspektoratin e tregut, që ka të bëjë me qarkullimin e instrumenteve matëse. Inspektorati i tregut do të kryejë mbikëqyrje vetëm në pjesën e qarkullimit të instrumenteve matëse. 

U theksua se në pjesën e projektit "vizita e 150 kompanive", me kërkesë të kompanive, Ministria e Ekonomisë detyrohet për ta ndryshuar Vendimin e shpërndarjes së mallrave në formë të importit dhe eksportit. Për ato shkaqe, nga muaji prill 2011, instrumentet matëse nuk i nënshtrohen regjimit të veçantë, përkatësisht lejes D2. Kjo do të thotë se importi i instrumenteve matëse pa lëshimin e aktvendimeve nga ana e Byrosë për metrologji, dhe kjo paraqet minimizim të kontrollit të instrumenteve të cilat do të jenë në përdorim. 

Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se për xhelatinën rregullatore dhe lehtësimin e biznesit të firmave, u pranua kërkesa nga ana e dhomave ekonomike dhe përfaqësuesve të firmave që ky import të jetë i lirë në treg dhe i njëjti të mos i nënshtrohet regjimit të veçantë, përkatësisht lejes D2. Për ato shkaqe Ministria e Ekonomisë e propozoi këtë tekst të Ligjit. 

Në fund, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se të katër Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click