Aktivitetet



E premte, 19 shtator 2011

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e pestë, e mbajtur më 15 dhe 19 shtator 2011, si trup punues amë i shqyrtoi:

1. Propozim-vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të  pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve të Buxhetit të Republikës   së Maqedonisë për vitin 2011;  

2. Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Njëkohësisht, arsyetim për Propozim-vendimin e rishpërndarjes së mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, dha zëvendësministri i Financave, z.  Nedim Ramizi. 

Ai theksoi se gjatë vitit 2011 në Republikën e Maqedonisë u realizuan lëvizje pozitive të indikatorëve themelorë makroekonomikë në krahasim me realizimet gjatë vitit 2010 

PBV-ja në tremujorin e parë të vitit 2011 shënoi rritje prej 5.1% me ç'rast rritje më të madhe u regjistrua në sektorët e:  ndërtimtarisë (rritje prej 21.2%), nxjerrjes së xeheve dhe gurit, industrisë përpunuese dhe furnizimit me energji elektrike, gaz dhe ujë. 

Prodhimtaria industriale shënon rritje prej 8.6% në krahasim me vitin 2010.  Inflacioni në tetë muajt e parë të vitit është 4.2% si rezultat i rritjes së çmimit të ushqimit dhe banimit. 

Shkëmbimi i jashtëm tregtar në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2011 në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2010 shënon rritje prej 32.4% që ka të bëjë me rritje të njëkohësishme të eksportit dhe importit të mallrave.  Eksporti në periudhën e theksuar shënon rritje prej 35.8%, ndërsa importi shënon rritje prej 30.4%. 

Në tremujorin e parë të vitit 2011 u shënua trend pozitiv edhe te tregu i punës.  Gjegjësisht, shkalla e punësimit arriti 39.3% në krahasim me 37.5% në periudhën e njëjtë të vitit 2010, me zvogëlimin e njëkohshëm të shkallës së papunësisë në 31.2%.  

Në pjesën e financave publike, është e rëndësishme të theksohet se në periudhën janar-korrik 2011, të hyrat e përgjithshme u realizuan në pajtim me dinamikën e planifikuar dhe atë për 4% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2010. 

Realizimi i zmadhuar është si rezultat i inkasimit të shkëlqyeshëm i të hyrave tatimore të cilat në periudhën e analizuar shënojnë rritje prej 7.1% në krahasim me vitin 2010, me ç'rast të hyrat nga tatimet mbi vlerën e shtuar shënojnë rritje prej 10%. 

Nga shkaqet e theksuara deri më tani u krijua nevoja për ndryshime vetëm në anën e shpenzimeve buxhetore. 

Me Vendimin propozohet rishpërndarja e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve të caktuar buxhetorë në kushte kur nga ana e të hyrave nuk ka shmangie në realizim. 

Në këtë mënyrë sigurohen mjetet plotësuese për realizimin e aktiviteteve prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe për realizimin e projekteve të cilat kanë dinamikë të përshpejtuar për llogari të projekteve te të cilat ka një rritëm më të ngadalshëm të realizimit. 

Me Vendimin sigurohen mjete plotësuese për Fondin për sigurim shëndetësor dhe Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, me çka do të sigurohet përforcimi i stabilitetit të tyre financiar dhe pagesa e papenguar dhe në kohë e pensioneve, kompensimet për papunësi, kompensimet sociale dhe sigurim të shërbimeve cilësore shëndetësore të qytetarëve. 

Mjete plotësuese janë siguruar në sferën sociale dhe theksojnë prioritetin e të drejtave ligjore sociale dhe pagesën e tyre të rregullt. 

Njëkohësisht bëhet rishpërndarja te shfrytëzues të caktuar buxhetorë në pajtim me reformat në organet e drejtorisë dhe transferimi i të punësuarve nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes kornizë. 

Në pjesën zhvillimore të Buxhetit sigurohen mjete plotësuese për projektet prioritare në sektorin e shëndetësisë, rregullimin e zonave zhvillimore teknologjike-industriale, infrastrukturën hekurudhore dhe në sferën e mjedisit jetësor.  

Me rishpërndarjen e tillë bashkohen parametrat themelore të politikës fiskale.  Deficiti është në kuadër të të planifikuarve 2.5% nga PBV-ja i cili do të kontribuojë për realizimin e indikatorëve themelorë makroekonomik dhe nivelit të ulët të borxhit publik.

Në debatin morën pjesë deputetët:  z.  Marjanço Nikollov, z.  Igor Ivanovski, znj.Liljana Kuzmanovska, znj Vlladanka Aviroviq, z.  Izet Zeqiri, z.  Ziadin Sela, z.  Rexhail Ismaili, z.  Bekim Fazliu, z.  Mile Andonov, z.  Stojko Paunovski, z.  Jani Makraduli, znj Vesna Bendevska, z.  Erdogan Saraq, znj. Cvetanka Ivanova, z.  Oliver Spasovski, z.  Mende Dinevski, z.   Mitre Veljanoski, z.  Gjorgji  Koxhabashiev, z.  Romeo Trendov, z.  Goran Sugareski, z.  Dimitar Stevananxhija, znj. Lençe Nikollovska dhe z.  Samka Ibrahimoski.

Për Propozim-vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, Komisioni shqyrtoi 49 amendamente.

Duke pasur parasysh faktin që nuk është pranuar asnjë amendament, me gjashtë vota "për" dhe katër vota "kundër", Komisioni konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-Vendimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë Vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Gjithashtu, edhe për Propozim-Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, nuk u parashtrua asnjë amendament.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "kundër" konkludoi që t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010. 

Click