Aktivitetet



E mërkurë, 2 nëntor 2011

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pestë, të mbajtur më 1 nëntor 2011, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për Këshillin Evropian të Punëtorëve në lexim të dytë; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë.

Për propozim-ligjin për Këshillin Evropian të Punëtorëve në lexim të dytë u parashtruan dy amendamente, prej të cilëve njëri u miratua njëzëri, ndërsa tjetri nuk u miratua. 

Në debatin për Propozim-ligjin për Këshillin Evropian të Punëtorëve morën pjesë deputetët: znj. Biljana Kazanxhiska, znj. Cvetanka Ivanovam, znj. Radmilla Sheqerinska, z. Samka Ibrahimoski, znj. Suzana Anova, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, z. Ibrahim Ibrahimi, i autorizuari z. Stojan Trajanov, përfaqësuesi i Konfederatës së sindikatave të pavarur të Maqedonisë, z. Rasko Mishkovski, përfaqësuesi i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, z. Zhivko Mitrevski dhe përfaqësuesi i Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë, z. Rade Nenadiq. 

Në pajtim me nenin 155 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozim-ligjit për Këshillit Evropian të Punëtorëve. 

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë e arsyetoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, z. Ibrahim Ibrahimi, në pajtim me arsyetimin që është pjesë përbërëse e propozim-ligjit.

Në debatin për këtë Propozim-ligj morën pjesë: Deputetët: znj. Sonja Mirakovska, znj Radmilla Sheqerinska, z. Samka Ibrahimoski, znj. Cvetanka Ivanova, z. Nexhati Jakupi, znj. Vesna Bendevska, znj. Beti Kuzmanovska dhe znj. Stanka Anastasova, si dhe përfaqësuesi i Konfederatës së sindikatave të pavarur të Maqedonisë, z. Rasko Mishkovski, përfaqësuesi i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, z. Zhivko Mitrevski dhe përfaqësuesi i Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë, z. Rade Nenadiq. 

Në fund të debatit, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale vlerësoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për marrëdhënie pune është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm, përkatësisht në lexim të dytë. 


 

 

Click