Aktivitetet



E premte, 7 tetor 2011

MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e Shtatë të mbajtur më 6 tetor 2011, si trup punues amë, e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese - leximi II.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese, i parashtruar nga deputetët z. Dragan Cuklev, z. Pavle Trajanov, z. Talat Xhaferi, z. Harallampie Shokarovski, z-nj. Liljana Kuzmanovska, z. Mihaillo Xhollonga dhe z. Xhevat Ademi, Komisioni i shqyrtoi amendamentet e propozuara:

  • Amendamentin për shlyerjen e nenit 1, Amendamentin për shlyerjen e nenit 2 dhe Amendamentin për shlyerjen e nenit 3 të parashtruar nga deputetët z. Marjanço Nikollov, z. Igor Ivanovski dhe z. Jani Makraduli, të cilëve u bashkëngjitën edhe deputetët z-nj. Vesna Bendevska, z. Mende Dinevski dhe z. Goran Sugareski.

Me katër vota "për" dhe shtatë vota "kundër" Komisioni nuk i miratoi 3 amendamentet e propozuara.

Në diskutim morën pjesë deputetët, z. Marjanço Nikollov, z. Jani Makraduli, z. Dragan Cuklev, z-nj. Vlladanka Aviroviq, z-nj. Vesna Bendevska, z-nj. Liljana Kuzmanovska, z-nj. Biljana Kazanxhiska, z. Pançe Orcev, z-nj. Stanka Anastasova, z. Goran Misovski, z. Romeo Trenov, z. Mende Dinevski, z. Borçe Stavrov, z. Talat Xhaferi dhe z. Stojko Paunovski.

Në fund të diskutimit, Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "kundër" konkludoi se nuk plotësohen kushtet për përgatitjen e Propozimit Plotësues dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë ligjin për ndryshimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese - leximi II.


 

Click