Aktivitetet



E hënë, 28 nëntor 2011

MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatë, të mbajtur më 24 nëntor 2011, e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të drejtorëve të Qendrës Rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore për rregullimin statusit juridik të Qendrës Rajonale për Mjedisin Jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore në Republikën e Maqedonisë; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Konventës për të drejtat e personave me invaliditet dhe Protokollin fakultativ të Konventës për të drejtat e personave me invaliditet; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisës së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për kushtet e udhëtimit për shtetasit e të të dy vendeve; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim operativ dhe strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Zyrës së Policisë Evropiane. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm z.  Goran Stevçevski dhe z.  Zvonimir Popoviq, Këshilltarë shtetërorë në Ministrinë e Punëve të Jashtëm.

Për Propozim-ligjin për ratifikimin e Konventës për të drejtat e personave me invaliditet dhe Protokollin fakultativ të Konventës për të drejtat e personave me invaliditet, mori pjesë anëtari i komisionit, znj. Liljana Popovska, 

Në fund të debatit, Komisioni konkludoi njëzëri që t'i propozojë Kuvendit t'i shqyrtojë Propozim-ligjet e lartpërmendura dhe të njëjtat t'i miratojë.

 

Click