Aktivitetet



E enjte, 1 dhjetor 2011

MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjete, të mbajtur më 28 nëntor 2011, si trup punues amë e shqyrtoi

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune (leximi i dytë).

Për propozim-ligjin komisioni shqyrtoi gjithsej 8 amendamente të parashtruara nga propozuesit e autorizuar, prej të cilëve 1 u miratua, ndërsa 7 nuk u miratuan.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune parashtroi 3 amendamente dhe të njëjtat u miratuan njëzëri.

Në debatin lidhur me amendamentet e parashtruara morën pjesë: kryetarja e Komisionit, z. Cvetanka Ivanova; deputetët: znj. Sonja Mirakovska, znj. Stanka Anastasova, znj. Vesna Bendevska, znj. Beti Kuzmanoska dhe znj. Suzana Anova; zëvendësiministri i Punës dhe Politikës Sociale, z. Ibrahim Ibrahimi; znj. Liljana Jankullovska, përfaqësuese nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë; z. Rasko Mishkovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lirë të Maqedonisë; z. Mile Boshkov, përfaqësues i Kondefederatës së Biznesit të Maqedonisë dhe z. Angjel Dimitrov, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune Komisioni e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

 

Click