Aktivitetet



E enjte, 15 dhjetor 2011

MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 7-të, të mbajtur sot, si trup punues amë në lexim të dytë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barnat dhe mjetet ndihmëse mjekësore. 

Në komisionin, për Propozim-ligjin u shqyrtuan gjithsej 10 amendamente, prej të cilave u miratuan 8 amendamente, një amendament nuk u miratua dhe një u tërhoq nga propozuesit e autorizuar.

Komisioni për Shëndetësi, me shumicë votash, konkludoi që Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete ndihmëse mjekësore në lexim të dytë, ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.


 
 
 
 

 

Click