Aktivitetet



E enjte, 15 dhjetor 2011

MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, të mbajtur me 14 dhjetor 2011, si trup punues amë në lexim të dytë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për supervizion plotësues të konglomerateve financiare;  
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike 
  • Propozim-ligjin për investimin e Republikës së Maqedonisë në kapitalin aksionar të Evropa Re;
  • Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me borxh te Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për sigurim nga katastrofat natyrore; 
  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dogana;  
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifa Doganore. 

- Për propozim-ligjin për supevizion plotësues të konglomeratit financiar, Propozim-ligjin për investimin e Republikës së Maqedonisë në kapitalin aksionar të Evropa Re dhe Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me borxh te Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për sigurim nga katastrofat natyrore, Komisioni konkludoi njëzëri se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë përmbushur kushtet për përpilimin e Propozim-plotësimit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i propozoi që t'i shqyrtojë dhe miratojë Ligjet.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike, Komisioni si trup punues amë shqyrtoi 11 Amendamente të parashtruara nga grupi i deputetëve të LSDM-së, prej të cilëve 9 amendamente nuk u miratuan, ndërsa dy amendamente u tërhoqën nga propozuesit.

Komisioni me 6 vota "për" dhe 3 vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozim-plotësimit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i propozoi që ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike.

- Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë, si trup punues amë Komisioni e shqyrtoi: 

Amendamentin për shlyerjen e nenit 1, i parashtruar nga deputetët Mile Andonov, Marjanço Nikollov, Stojko Paunovski, Samka Ibrahimoski, Pançe Orcev dhe Borçe Stavrov.
Me tre vota "për" dhe gjashtë vota "kundër", Komisioni nuk e miratoi këtë amendament.     

Komisioni me 6 vota "për" dhe 3 vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozim-plotësimit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i propozoi që ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor, në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me propozim të deputetes Svetllana Karapetrova, Komisioni për Financim dhe Buxhet e parashtroi Amendamentin në vijim:

Në nenin 2 fjalët "dita e tetë të" zëvendësohen me fjalën "me". 

Arsyetimi: Me nenin 2 të Propozim-ligjit, hyrja e Ligjit në fuqi është përcaktuar në afat prej tetë ditësh nga dita e botimit në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë". Me qëllim që të mos krijohet vakum juridik nga miratimi i ligjit e deri në hyrjen e tij në fuqi, propozohet amendament me të cilin ligji do të hyjë në fuqi me ditën e botimit në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë".
Komisioni konkludoi njëzëri se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë përmbushur kushtet për përpilimin e Propozim-plotësimit për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor.

- Sa i përket Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dogana dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifa doganore, do të përpilohet propozim-plotësim.

Click