Aktivitetet



E premte, 14 tetor 2011

MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT JURIDIK LIGJVËNËS

Komisioni Juridik Ligjvënës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tetë, e mbajtur sot, e shqyrtoj:

  • Propozim-ligjin për shfuqizim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011, me procedurë të shkurtuar.

Për Propozim-ligjin, Komisioni Juridik Ligjvënës mbajti diskutim për pesë amendamentet e parashtruara nga propozuesit e autorizuar.

Në diskutim për amendamentet morën pjesë deputetët: z. Oliver Spasovski,  z-nj. Bllagorodna Duliq, z-nj. Cvetanka Ivanova, z-nj. Sonja Mirakovska dhe z. Goran Sugarevski.

Komisioni i shqyrtoi pesë amendamentet e parashtruara për Propozim-ligjin për shfuqizim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, mirëpo nuk miratoi asnjë amendament.

Në fund të diskutimit, Komisioni Juridik Ligjvënës, Propozim-ligjin për shfuqizim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011 e përcjelli në procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.   

Click