Aktivitetet



E enjte, 15 dhjetor 2011

MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 8-të, si trup punues amë ne lexim të dytë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomitë ujore; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e ushqimit; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit, znj. Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u parashtruan 4 amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonominë e ujërave dhe 6 amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti, të cilat Komisioni me nga 3 vota "për" dhe 6 vota "kundër" nuk i miratoi amendamentet e propozuara.

Në debatin për amendamentet morën pjesë deputetët: z. Pançe Orcev, z. Goran Sugareski, znj. Lençe Nikollovska, z. Malisha Stankoviq, z. Vanço Apostollov, z.  Vasko Pashovski, znj. Svetllana Mazgalloska Vuçetiq dhe z. Save Maraçkov, 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë, në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  

Click