Aktivitetet



E shtunë, 15 tetor 2011

Mbledhja e tetë e Komisionit për Financim dhe Buxhet

Komisioni për Vetadministrim Lokal i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 12 tetor 2011, si trup punues amë, e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për subvencionim të kredisë banesore (leximi i parë).        

Arsyetim hyrës pas Propozim-ligjit të parashtruar, dha ministri i Financave, z.  Zoran Stavreski.  Ai theksoi se një prej problemeve me të cilin ballafaqohen qytetarët maqedonas është që të sigurojnë një shtëpi të tyre personale.   Ky problem veçanërisht është prezent te të rinjtë dhe te çiftet e rinj martesorë, që është një prej shkaqeve që këto persona të rinj e kanë vështirë që të vendosin për martesën e tyre ose për zgjerimin e familjes. 

Njëra prej shkaqeve kryesore për këtë problem është mundësia e dobët e këtij grupi qytetarësh për blerje.  Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në vitin 2010 janë ndërtuar gjithsej 871 objekte me sipërfaqe të përgjithshme prej 55.944 m2 dhe në krahasim me vitin 2009 ky numër është për 44.7% më i lartë, por edhe krahas kësaj, qytetarët kanë problem që ta zgjidhin çështjen e tyre banesore. 

Të drejtë të shfrytëzimit të kredisë së subvencionuar do të kenë personat fizikë të cilat do t'i plotësojnë kushtet të parapara me ligj, përkatësisht ato qytetarë të cilat nuk kanë në pronësi, bashkëpronësi ose pronësi të përbashkët me çiftin bashkëshortor ose në pronësi të çiftit bashkëshortor, banesë ose shtëpi, personi ose çifti bashkëshortor nuk duhet të shfrytëzojnë kredi tjetër banesore në ditën e parashtrimit të kërkesës për kredi të subvencionuar banesore, personi i cili nuk është në bashkësi martesore duhet të ketë të hyra të përgjithshme martesore të cilat nuk e tejkalojnë shumën prej 900 eurosh ose të hyrat e përgjithshme mujore të personit ose çiftit bashkëshortor të mos e tejkalojë shumën prej 900 eurosh në muaj.   

Për ta zgjidhur çështjen e tyre banesore, qytetarët do të mund të marrin kredi banesore nga bankat komerciale, ndërsa shteti do të subvencionojë gjysmën e anuitetit mujor të kredisë banesore  në pesë vitet e para ose do të sigurojë 50% nga pjesëmarrja në kredinë për blerje të banesës ose për ndërtim të shtëpisë, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% nga vlera maksimale e subvencionuar të kredisë banesore, përkatësisht jo më shumë se 6.250 euro në kundërvlerë me denarë. 

Subvencionimi do të miratohet për kredi banesore shuma e të cilit nuk tejkalon mbi 50.000 euro dhe afati i pagesës të mos jetë më pak se 20 vjet.  Nëse kredia banesore është më e madhe se kjo shumë, atëherë subvencionohet vetëm shuma prej 50.000 euro, ndërsa dallimi i cili e tejkalon atë shumë nuk është lëndë e subvencionimit. 

Shkalla e kamatës së kredisë te i cili subvencionohet anuiteti mujor, mund të jetë më së shumti deri në 4.99% në vit në 3 vitet e para të pagesës së kredisë dhe në 2 vitet e fundit mund të rritet më së shumti për 10%.  Shkalla e kamatës së kredisë te i cili subvencionohet pjesëmarrja në kredi, nuk mund të jetë më e lartë se gjashtë muaj EURIBOR + 4,5% pikë të përqindjes në nivel vjetor, gjatë gjithë kohëzgjatjes së pagesës së kredisë. 

Ministria e Financave do të shpallë thirrje publike që personat e interesuar të aplikojnë për marrjen e kredisë së subvencionuar.  Personi fizikë mund të parashtrojë kërkesë për kredi të subvencionuar banesore te banka afariste e cila do ta vlerësojë aftësinë kreditore të kërkesës dhe do të miratojë vendim për pranimin ose refuzimin e kërkesës. 

Pas përfundimit të thirrjes publike dhe marrjes së të gjitha vendimeve për miratimin e kredisë së subvencionuar banesore, për të cilat kërkesat janë parashtruar te bankat afariste në periudhën e caktuar në thirrjen publike, Ministria e Financave do të zbatojë procedurë për zgjedhjen e shfrytëzuesve të kredisë së subvencionuar banesore nëpërmjet sistemit elektronik për zgjedhje.  

Në bazë të rezultateve nga sistemi elektronik për zgjedhjen e shfrytëzuesve të kredisë së subvencionuar, Ministria e Financave vendos për miratimin e subvencionit, e cakton llojin e subvencionit, shumën e cila subvencionohet dhe dinamikën e pagesës së saj. 

Mjetet për subvencionimin e kredive nga ky Ligj do të sigurohen në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, në ndarjen e Ministrisë së Financave. 

Me zbatimin e kësaj zgjedhjeje ligjore, gjithashtu, do të nxiten aktivitetet në sektorin e ndërtimtarisë, si dhe punësimi në këtë sektor, ndërsa vlerësohet se efektet nga masa e tillë do të jenë edhe më të gjera, duke marrë parasysh se ato në mënyrë të njëpasnjëshme do ta nxisin aktivitetin në segmente të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi.  

Në debatin morën pjesë deputetët:  z.   Marjanço Nikollov, z.  Mile Andonov, z.  Izet Zeqiri, znj. Vlladanka Aviroviq, z.  Stojko Paunovski, z.  Millorad Dodevski, znj. Liljana Kuzmanovska, z.  Nexhati Jakupi dhe z.  Samka Ibraimoski.

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për subvencionimin e kredisë banesore është i pranueshëm dhe mund ët jepet në leximin e mëtejmë. 

Click