Aktivitetet



E enjte, 15 dhjetor 2011

MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tetë, të mbajtur më 13 dhjetor 2011 shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për transferimin e personave të dënuar; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverise së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverise së Republikës së Kosovës për ekstradim; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverise së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverise së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndët penale. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Goran Stefçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në bazë të debatit, Komisioni për Politikë të Jashtme konkludoi njëzëri që t'i propozojë Kuvendit për t'i shqyrtuar Propozim-ligjet dhe të njëjtat t'i miratojë. 


 

Click