Aktivitetet



E premte, 14 tetor 2011

MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIKË DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politikë dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tetë të mbajtur më 13 tetor 2011, si trup punues amë e shqyrtoj:

  • Propozim-ligjin për shfuqizim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

Në afatin e paraparë për parashtrim të amendamenteve, në Komision u parashtruan pesë amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Në diskutim për pikën e rendit të ditës, morën pjesë deputetët: z. Gordan Georgiev, z-nj. Sillvana Boneva, z. Aleksandar Spasenovski, z. Xhevat Ademi, z. Izet Zekiri, z. Ilija Dimovski, z-nj. Radmilla Shekerinska, z. Antoinio Milloshoski, z-nj. Ana Pavllovska - Daneva, z. Vlladimir Gjorçev, z. Jani Makraduli, z. Ivan Stoilkoviq, z. Kenan Hasipi, z-nj. Liljana Popovski, z. Nexhati Jakupi, z. Goran Misovski, z. Oliver Spasovski, z-nj. Cvetanka Ivanova, z. Goran Sugarevski, z-nj. Liljana Kuzmanovska dhe ministri i Drejtësisë, z. Blerim Bexheti.

Komisioni i shqyrtoi pesë amendamentet e parashtruara për Propozim-ligjin për shfuqizim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011, mirëpo nuk miratoi asnjë amendament.

Në fund të diskutimit, Komisioni e përcjelli Propozim-ligjin për shfuqizim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011 në procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.   

Click