Aktivitetet



E martë, 23 gusht 2011 

MBLEDHJA E TRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tretë, të mbajtur më 19 gusht 2011, si trup punues amë, në lexim të parë, i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave; 
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar; 
  4. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për akciza; 
  5. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për revizion; 
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë; 
  7. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë i të hollave; 
  8. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për punë devizore; 
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale; 
  10. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin; 
  11. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar; 
  12. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion.

Arsyetim hyrës për të gjithë Propozim-ligjet dha zëvendësministri i Financave, Z.  Nedim Ramizi.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin, Z.  Ramizi theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë në drejtim të nxitjes dhe zhvillimit të mikro bizneseve dhe bizneseve të vogla në Republikën e Maqedonisë. 

Pikërisht, me zgjidhjen e propozuar ligjore mundësohet lirim i tërësishëm i obligimeve për pagesë të tatimit mbi fitimin për shoqëritë tregtare të klasifikuara si tregtar të vegjël dhe mikro dhe personat juridik rezidentë në Republikën e Maqedonisë të cilët mbajnë kontabilitet dhe përgatisin llogari vjetore në përputhshmëri me Ligjin për shoqëritë tregtare, me kusht që këto shoqëri të mos kryejnë aktivitet afarist nga sfera e veprimtarisë bankare, financiare, siguruese dhe veprimtaria e lojërave të fatit dhe lojërave zbavitëse, e të ardhurat vjetore të të cilëve arrijnë më shumë se 3.000.000 denarë.  

Obliguesve tatimor të ardhurat e të cilëve arrijnë shumën prej 3.000.001 deri më 6.000.000 denarë në nivel vjetor u jepet mundësi që vetë ta zgjedhin modelin e tatimimit, përkatësisht të paguajnë tatim mbi fitim me shkallë prej 10% siç parasheh zgjidhja ekzistuese ligjore ose të caktohen për pagesë të tatimit të të ardhurave të përgjithshme në lartësi prej 1%, në varësi nga ajo se cili nga modelet e theksuara konsiderojnë se për ta është më i volitshëm. 

Për shkak të pengimit të fluktuacioneve të shpeshta të subjekteve nga një në regjim tjetër, si dhe ndjekja më e lehtë nga ana e Drejtorisë për të hyrat publike, me Ligjin propozohet që ato shoqëri tregtare që do të caktohen për pagesë të tatimit të të ardhurave të përgjithshme, kështu modelin e zgjedhur të mos munden ta ndryshojnë në periudhë prej tre vjetëve, duke e përfshirë edhe vitin për të cilin përllogaritet tatimi.

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Ministri i Financave në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, theksoi se me këtë Ligj është futur tatimi personal i të ardhurave dhe është rregulluar mënyra e tatimimit të të ardhurave të qytetarëve.  Tatimi personal i të ardhurave paguhet në vjet në shumën e neto të ardhurave nga të gjitha burimet, përveç të ardhurave që janë hequr nga tatimimi me këtë ligj.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër “kundër” konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave është i pranueshëm dhe mund të jepet  në lexim të mëtutjeshëm.

-  Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Z.    Ramizi theksoi se me plotësimet e propozuara të ligjit parashihet përshpejtimi i procedurës për miratimin e vendimeve për regjistrimin në regjistrin e obliguesve të tatimit të vlerës së shtuar ose vendim për refuzimin për regjistrimin në regjistrin e obliguesve të tatimit të vlerës së shtuar, vendim për shlyerjen nga regjistri i obliguesve të tatimit të vlerës së shtuar nga ana e organit kompetent tatimor. 

Gjithashtu, me plotësimet e theksuara do të krijohet edhe mekanizëm për mbrojtje më të mirë të të drejtave të qytetarëve para organeve administrative.

Zbatimi i prolonguar i dispozitave të propozuara parashihet për shkak të shkaqeve objektive dhe teknike, gjithçka me qëllim të punës më efikase dhe më të azhurnuar të administratës tatimore dhe adoptimit të tij të obligimeve që dalin nga ndryshimi ligjor. 

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër “kundër” konkludoi se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për akciza, zëvendësministri i Financave theksoi se me plotësimet e propozuara të ligjit parashihet përshpejtimi i procedurës për miratimin e Aktvendimit për dhënien e lejes së akcizës dhe Aktvendimit për dhënien e lejes për shfrytëzim të favorizuar të akcizës, me çka do të zbatohet mekanizëm për mbrojtje më të mirë të të drejtave të parashtruesve të kërkesave para organeve administrative. 

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër vota “kundër” konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për revizion, përsëri, rregullohet procedura në rast se organi kompetent të mos jep certifikatë për revizor në afatin e përcaktuar. 

Me plotësimin e propozuar do të rritet efikasiteti dhe efektiviteti në procedurat për zgjidhjet e kërkesave të palëve, ndërsa qytetarët do të munden në mënyrë më të shpejt dhe më efikase ta realizojnë të drejtën e përcaktuar me këtë ligj, përkatësisht më shpejtë të marrin certifikatë për revizor.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër “kundër” konkludoi se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për revizion është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë, me të rregullohet procedura në rast të mosveprimit lidhur me kërkesat për aprovime, pëlqime, pëlqime paraprake, leje dhe ripërtërimë të lejeve në raport me të cilat vendos Komisioni për letra me vlerë.  

Me plotësimin e propozuar do të rritet efikasiteti dhe efektiviteti në procedurat për zgjidhjet e kërkesave të palëve, ndërsa qytetarët do të munden në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase ta realizojnë të drejtën e përcaktuar me këtë ligj.
Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër vota “kundër” konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

-  Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë i të hollave, Z.  Nedim Ramizi theksoi se me të rregullohet procedura në rast të mosveprimit, përkatësisht veprim jo në kohë për kërkesën për dhënien e lejes ose pëlqimit për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë i të hollave. Për mosveprim lidhur me kërkesat është paraparë mundësi për deklaratë adekuate deri te prokurori publik kompetent kundër guvernatorit dhe inspektorit kompetent.

Me plotësimin e propozuar do të rritet efikasiteti dhe efektiviteti në procedurat për zgjidhje të kërkesave të palëve, ndërsa qytetarët do të munden në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase ta realizojnë të drejtën e përcaktuar me këtë ligj, përkatësisht më shpejtë të marrin leje ose pëlqim për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë i të hollave.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër vota “kundër” konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Në arsyetimin hyrës të Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për punë devizore, zëvendësministri i Financave theksoi se me të rregullohet procedura në rast të mosveprimit lidhur me kërkesën për dhënien e lejes për publikimin dhe futjen jashtë të letrave me vlerë të dhëna prej publikuesve nga Republika e Maqedonisë dhe dokumenteve për pjesëmarrje nga fondet investuese rezidente dhe procedura në rast të mosveprimit lidhur me kërkesën për futjen e letrave me vlerë të debitorit të huaja në Republikën e Maqedonisë. 

Me plotësimin e propozuar do të rritet efikasiteti në punën e Komisionit për Letra me Vlerë në procedurat për zgjidhje për kërkesat për dhënie të lejeve të lartëtheksuara. 

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër vota “kundër” konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

-  Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Z. Ramizi theksoi nga arsyet se në dispozitat e këtij ligji ekzistojnë të pathëna në lidhje me veprimin e organit doganor lidhur me kërkesat e paraqitura për  mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, propozohet edhe ndryshimi dhe plotësimi i nenit 13 dhe 19 i këtij ligji, me çka do të mundësohet zbatimi i përpiktë i dispozitave të kësaj pjese të ligjit.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër vota “kundër” konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin, zëvendësministri i Financave theksoi se ky Ligj e rregullon tatimimin e fitimit të obliguesve - personave juridik të cilët janë të themeluar ose kanë seli në territorin e Republikës së Maqedonisë (rezidentë) për fitimin që e realizojnë në vend dhe jashtë vendit, pagesën e tatimit mbi fitimin, përkatësisht mbajtjen e tatimit të të ardhurave që i realizojnë personat juridik të huaj, si dhe jo rezidentët të cilët kanë njësinë e tyre të përhershme afariste për fitimin që e realizojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër vota “kundër” konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Z.  Ramizi theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar propozohet që të përcaktohet zgjerimi i listës së të mirave dhe listës së shërbimeve për të cilat do të zbatohet shkallë tatimore e favorizuar e cila arrin 5%, përkatësisht shkalla e favorizuar të zbatohet gjatë qarkullimit dhe importit të vajit të papërpunuar që përdoret për prodhimtari të ushqimit  për ushqim të njerëzve dhe për shërbime të vendosjes (bujtjes) ose vendosjes me mëngjes, gjysmë pansion  ose pansion të plotë, në të gjitha llojet e objekteve komerciale hotelierike.

Me zvogëlimin e shkallës tatimore të tatimit të vlerës së shtuar zvogëlohet tatimi që është borxh, e i cili paraqet pjesë të çmimit të vajit të papërpunuar, me ç'rast do të zvogëlohen shpenzimet e prodhimit të kompanive-prodhuesve të vajit për ushqim të cilët të njëjtën e përdorin si lëndë të parë të prodhimtarisë së ushqimit për ushqimin e njerëzve, me ç'rast pritet i njëjti të reflektohet në çmimin e vajit për ushqim, përkatësisht të vijë deri te zvogëlimi i të njëjtit. 

Zbatimi i shkallës së favorizuar të tatimit të vlerës së shtuar të shërbimit të vendosjes (bujtjes) ose vendosjes me mëngjes, gjysmë pansion ose pansion të plotë, në të gjitha llojet e objekteve komerciale hotelierike do të mundësojë qasje më të madhe të të njëjtave për konsumentët përfundimtar – turistët.

Ndryshimi i propozuar krijon edhe parakushte për rritjen e punësimeve sezonale dhe të rregullta në sektorin e turizmit.
Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion janë në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve të qytetarëve gjatë udhëtimit jashtë vendit dhe përmirësimit të klimës së biznesit në Republikën e Maqedonisë. 

Në përputhshmëri me zgjidhjet ligjore ekzistuese, lartësinë e premisë plotësuese për dhënien e kartonit të gjelbër ndërkombëtar e përcakton Biroja Nacionale për Sigurim. 

U përcaktua se në krahasim me vendet e rajonit, personat fizikë dhe juridik në Republikën e Maqedonisë paguajnë shpenzime më të mëdha për sigurim nga autopërgjegjësia në vend dhe jashtë tij që është rezultat i çmimit të lartë të kartonit të gjelbër. 
Shoqëritë e sigurimit realizojnë rezultate financiare pozitive, e kjo mundëson të bëhet korrigjimi i çmimit të kartonit të gjelbër pa efekte negative mbi punën e tyre. 

Njëkohësisht, më ndryshimet e propozuara, kompetenca për caktimin e lartësisë së premisë plotësuese për katronin e gjelbër nga Biroja Nacionale për Sigurim, bartet në Komisionin për Sigurim nga Përgjegjësia e Automobilave. 

Komisioni me 6 vota “për” dhe 4 “të përmbajtur” konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click