Aktivitetet



E hënë, 14 nëntor 2011

MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetë, të mbajtur më 11 nëntor 2011, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për ngarkim me hua të Republikës së Maqedonisë te Dojçe Banka dhe Siti Banka sipas Marrëveshjes për hua të siguruar me garanci të bazuar në politika të Bankës Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim - Banka botërore, me procedurë të shkurtuar.                  

Arsyetim hyrës për ligjin e parashtruar dha ministri i Financave, z.Zoran Stavreski.                 

Ai potencoi esencën dhe komponentët themelore të ligjit të propozuar për ngarkim me hua të Republikës së Maqedonisë te Dojçe Banka dhe Siti Banka, me çka do të financohen nevojat buxhetore për këtë vit dhe pjesërisht për vitin e ardhshëm. 

Gjegjësisht, Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim - Banka botërore i ofroi garanci vendit të bazuar politika me të cilat jepet mundësia që vendet të cilat janë adekuate për shfrytëzimin e huave për zhvillimin e politikave të shfrytëzojnë garanci të tilla nga banka. 

Instrumenti e jep mundësinë në vend që të merret hua për politikën zhvillimore prej 35 milion USD, banka ofron lëshim të garancisë në shumë prej 134.9 milion USD, përkatësisht 100 milion euro, me qëllim që të mbulohet pjesërisht kryegjëja e huas.  Kështu që, garancinë që e jep Banka është deri në 100 milion EURO, ndërsa shuma e huas që do të merret nga bankat e zgjedhura komerciale është 130 milion euro.

Me këtë instrument arrihet përmirësim i konsiderueshëm i kushteve nën të cilat miratohet ky ngarkim me borxh, përkatësisht zvogëlimi i kamatave të borxhit të huaj komercial.    

Huaja në shumë prej 130 milion euro do t'i ndahet Republikës së Maqedonisë nën kushtet në vijim: afati i pagesës - pagesë e njëhershme. Kryegjëja do të paguhet në ditën e dorëzimit e cila bie 5 vjet nga dita e tërheqjes së mjeteve dhe shkallës fikse të kamatës e cila do të përcaktohet dy ditë para ditës së tërheqjes së mjeteve të huas, ndërsa do të llogaritet si përmbledhje e një swap-i pesëvjeçar (për valutë euro) plus margjinë. Shpenzimi i kamatës do të paguhet një herë në gjashtë muaj. Shpenzimi plotësues është provizion i njëhershëm i cili do të duhet t'i paguhet Dojqe Bankës dhe Siti Bankës në shumë prej 1.30% nga vlera e huas. Gjithashtu, Bankës Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim - Banka Botërore do t'i paguhet provizion i njëhershëm prej 0.25% nga shuma e garancisë së dhënë dhe provizion 0.5% në vjet nga shuma e garancisë, e llogaritur sipas vlerës së diskontuar për kohëzgjatjen e garancisë. Afati i tërheqjes së mjeteve është 30 ditë nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së huas. 

Në debatin morën pjesë: z. Marjanço Nikollov, z. Stojko Paunovski, z. Mile Andonov, Jani Makraduli, znj.Vlladanka Aviroviq, znj.Vesna Bendevska dhe z.Samka Ibraimoski.   

Duke pasur parasysh atë që për këtë Propozim-ligj nuk u parashtruan amendamente, Komisioni me 7 vota "për" dhe 4 vota "kundër" konkludoi se nuk u plotësuan kushtet për përpilimin e Propozim-ligjit dhe i propozoi Kuvendit që ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ngarkim me Borxh të Republikës së Maqedonisë me hua te Dojçe Banka dhe Siti Banka sipas Marrëveshjes për hua e siguruar me garanci të bazuar në politikat e Bankës Ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim - Banka Botërore.  

Click