Aktivitetet



E mërkurë, 19 tetor 2011, Bernë

NË KUADËR TË ASAMBLESË SË 125-TË TË UIP-SË U ZHVILLUA DEBAT PËR REFORMA TË TREGJEVE FINANCIARE

Në Asamblenë e 125-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që u mbajt prej 16 deri 19 tetor 2011 në Bernë, Zvicër merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Jani Makraduli, shef i delegacionit, znja. Sillvana Boneva, z. Talat Xhaferi, z. Imer Aliu, z. Goran Misovski dhe z. Rejhan Durmishi, anëtarë të delegacionit.

Komisionet e përhershme të Unionit Interparlamentar zhvilluan tre diskutime lidhur me temat të cilat janë të përfshira në rendin e ditës në Asamblenë e   ardhshme e 126-të UIP-së.

Komisioni i përhershëm i parë për paqe dhe siguri ndërkombëtare mbajti diskutim me temë:  “Promovimi dhe praktikimi i qeverisjes së mirë si mjet për promovimin e paqes dhe sigurisë: Nxjerrja e leksioneve nga ngjarjet e tanishme të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore”.  Në debat, përveç referuesve, mori fjalë edhe përfaqësuesi i mediumeve nga Egjipti, këshilltari në Byronë për parandalimin e krizave dhe ripërtëritje të UNDP-së dhe udhëheqësi i Programit për partneritet gjinorë të UIP-së. 

Diskutim panel me temë “Ridistribuimi i fuqisë, e jo vetëm i pasurisë: kush e vendos agjendën ndërkombëtare?”, mbajti Komisioni i Përhershëm i Dytë për Zhvillim të Qëndrueshëm,  Financa dhe Tregti.     

Komisioni i Përhershëm i Tretë për demokraci dhe të drejta njerëzore diskutoi lidhur me temën: “Qasje në shëndeti si e drejtë themelore: roli i parlamenteve në sfidat kryesore për sigurimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve”, me ç'rast si diskutues të parë u paraqitën përfaqësuesit e Organizatës Shëndetësore Botërore dhe Partneritetit për shëndetin e nënave, të sapolindurve dhe fëmijëve.

Komisioni i UIP-së për çështjet e OKB-së mbajti mbledhje, në të cilën u diskutua çështja e çarmatimit nuklear, u diskutuan aktivitetet e Aleancës së civilizimeve, përgatitjet e Konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike, bashkëpunimi ndërmjet UIP-së, Parlamenteve dhe OKB-së dhe ndryshëm.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Unionit Interparlamentar, u miratua Strategjia e Unionit Interparlamentar 2012-2017, si dhe buxheti i organizatës për vitin 2012, me zvogëlim prej 7% në lidhje me vitin 2011, përkatësisht zvogëlim mesatar prej 9% të anëtarësive të vendeve-anëtare, duke i pasur parasysh masat financiare për kursim në Parlamentet Nacionale.

Në kuadër të Asamblesë së 125-të të Unionit Interparlamentar u mbajt edhe ngjarje speciale – debat për reformat e tregjeve financiare.

           

Click