Aktivitetet



E hënë, 17 tetor 2011 

NEVOJITET PËRKRAHJE PËR BUXHETIN E PROJEKTUAR TË AVOKATIT TË POPULLIT

Probleme kryesore të institucionit Avokat i popullit janë resurset e kufizuara buxhetore dhe mosrespektimi i vendimeve të avokatit të popullit nga ana e institucioneve shtetërore - u theksua në takimin e sotëm të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me z.Timo Maninen, ekspert-evaluator

Në takimin mori pjesë kryetari i Komisionit, z. Bekim Fazliu, anëtarët e Komisionit:  znj. Suzana Saliu, znj.Vesna Bendevska, znj.Liljana Kuzmanovska dhe z.Ivon Veliçkovski, si dhe zëvendësanëtarja Suzana Anova.

Zotëri Timo Maninen, si ekspert-evaluator, prej 12 deri 22 tetor qëndron në institucionin Avokat i popullit për shkak të nevojës për zbatimin e evaluacionit për atë që është realizuar dhe për efektet nga ajo që është arritur, si pjesë e Projektit për përkrahjen e institucionit Avokat i popullit.

Ky, i ngarkuar me detyrë për kryerjen e vlerësimit të të gjithë projektit, u interesua për bashkëpunim me avokatin e popullit, për atë se si Komisioni shikon në punën e tij dhe si mund të veprojë lidhur me Raportin e avokatit të popullit. Gjithashtu, ai shprehu interes për atë se çka mendojnë deputetët rreth zhvillimit në cilësinë e punës së institucionit Avokat i popullit nga viti 2004 e këndej.

U theksua se vendimet e avokatit të popullit duhet të merren pak më seriozisht, sepse në punën e tij ka vetëm një të vërtetë - ka ose nuk ka shkelje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.

U veçua rëndësia për pavarësi financiare të institucionit Avokat i Popullit, i cili ende nuk ka përkrahje për buxhetin e projektuar.

Si problem u theksua edhe ajo që avokati i popullit ka kompetencë që të kujdeset për liritë dhe të drejtat e qytetarit të cilat shkelen nga ana e organeve shtetërore, por sfera private mbetet jashtë, e cila nuk është në kompetencë të tij. Prandaj nevojitet zhvillimi i rregullativës ligjore, e cila do të sigurojë kompetenca plotësuese të institucionit Avokat i popullit.

Institucioni Avokat i popullit në Republikën e Maqedonisë u themelua në vitin 1997.  Ky është institucion stabil në të cilin qytetarët gëzojnë besim të madh. Avokati i popullit implementon aktivitete për promovimin e institucionit, përforcim të kapaciteteve të tij dhe ngritje të ndërgjegjes së qytetarëve për të drejtat e tyre dhe mundësitë për mbrojtjen e tyre. 

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe Të drejtave të Qytetarit ka bashkëpunim të mirë me këtë institucion, i cili është bashkëpunëtor me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Parlamenti, nga ana e tij, i shqyrton në mënyrë serioze raportet e avokatit të popullit dhe shpesh konsultohet dhe kërkon mendim nga ai.  Gjithashtu, ky institucion është një prej atyre që rregullisht marrin vlerësim pozitiv në Raportet.

Konkludimi i z.Timo Maninen është se në lidhje me vitin 2004 u vërejt progres i madh cilësor i institucionit Avokat i popullit, i cili me sa duket e ka besimin e plotë.  Ai theksoi se ka vërejtur që avokati i popullit i shfrytëzon mediumet për vetëdijesimin e qytetarëve, që e vlerëson si pozitive.

Në fund të takimit, z.Fazliu u falënderua për vizitën dhe shpresoi se ky takim do të ndihmojë rreth evaluimit dhe premtoi se si kryetar i Komisionit do të angazhohet që bashkëpunimi me institucionin Avokat i popullit të mbetet në nivel të lartë.

Click