Aktivitetet



E premte, 21 tetor 2011

PARLAMENTET JANË MEKANIZMA KRYESORË PËR LËVIZJEN E TË GJITHË PROCESEVE DEMOKRATIKE

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu, sot realizoi takim protokollar me Shkëlqesia e tij Alijar Lebe Abdul Azeez, ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës Socialiste Demokratike të Shri Lankës për Republikën e Maqedonisë, me seli në Vjenë.

Në fillim, nënkryetarja, znj. Saliu, shprehu urime për ambasadorin Alijar Lebe Abdul Azeez për akreditivat e dorëzuara, gjithashtu shprehu kënaqësi për këtë lloj të takimit në nivel parlamentar, sepse Parlamentet janë mekanizma kryesorë për lëvizjen e të gjithë proceseve demokratike. 

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu, përkujtoi se qëllimi strategjik për Republikën e Maqedonisë edhe më tutje mbetet si qëllim për anëtarësim në BE dhe NATO.  

Ambasadori Alijar Lebe Abdul Azeez e ndau mendimin me nënkryetaren Saliu në lidhje me BE-në dhe NATO-n dhe se Republika e Maqedonisë 20 vite punoi në reformat dhe ka arritur sukses.

Ai e inkurajoi qasjen dhe suksesin e rrugës që shpie drejt BE-së dhe NATO-s pa kundërshtime nga asnjëra anë, për shkak se Republika e Maqedonisë do t'i përshtatet mënyrës së jetesës evropiane, por diversiteti dhe trashëgimia historike do të kenë ndikime pozitive në BE dhe NATO. 

Nënkryetarja Saliu shprehu besimin se ky takim do të ndihmojë në përforcimin e bashkëpunimit, posaçërisht në nivel parlamentar dhe do të jetë nxitje për krijimin e grupit parlamentar për bashkëpunim të parlamenteve ndërmjet dy vendeve.

Shkëlqesia e tij  Alijar Lebe Abdul Azeez u pajtua se parlamentet janë pasqyrë e asaj që ndodh në shoqërinë dhe duhet të jenë ura për bashkëpunim ndërmjet të dy shteteve. Për atë shkak, duhet të punohet në përforcimin e bashkëpunimit parlamentar.

Të pranishmit u pajtuan se ndërmjet Republikës Socialiste Demokratike Shri Lanka dhe Republikës së Maqedonisë ka mjaftë ngjashmëri si shoqëri multietnike, multireligjioze dhe multikulturore, të cilat janë bazë e mirë për thellimin e marrëdhënieve të mëtutjeshme. 
 
 

Click