Aktivitetet



E hënë, 17 tetor 2011, Bernë 
 
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË E 125-TË TË UNIONIT INTERPARLAMENTAR

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Jani Makraduli, shef i delegacionit, znj. Sillvana Boneva, z. Talat Xhaferi, z. Imer Aliu, z. Goran Misovski dhe z. Rejhan Durmishi, anëtarë të Delegacionit, morr pjesë në Asamblenë e 125-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet prej 16 deri 19 tetor 2011 në Bernë, Zvicër.

Asamblenë e shpalli si të hapur kryetarja e Konfederatës Zvicerane znj. Mishlin Kalmi-Rej, e cila theksoi lidhjen historike të Unionit Interparlamentar me Zvicrën,  si dhe përkrahjen që ky shtet pandërprerë ia ofron UIP-së.  Duke e theksuar rolin e Unionit Interparlamentar në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen shtetet dhe bashkësia ndërkombëtare, znj. Kalmi-Rej shprehu bindje se pjesëmarrja e madhe e Asamblesë Jubilare të UIP-së në Bernë është dëshmi e fortë për besimin që e kanë deputetët në organizimin botërorë të parlamenteve.  

Në hapjen solemne para pjesëmarrësve morën fjalë:  z. Ban Ki-Mun, sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z. Teo-Ben Gurirab, kryetar i Unionit Interparelamentar, z. Zhan-Rene Zhermanie, kryetar i Këshillit Nacional të Zvicrës (Dhoma e poshtme e Parlamentit), z. Hanshairi Inderkum, kryetar i Këshillit Zviceran të shteteve (Dhoma e epërme e Parlamentit) dhe z. Aleksander Çepet, kryetar i komunës së Bernës.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z. Ban Ki-Mun potencoi prioritetet e OKB-së në sferën e zhvillimit të qëndrueshëm, demokracisë, të drejtave njerëzore, paqes, pozitës së grave dhe të rinjve, si dhe rolit të Unionit Interparlamentar dhe Parlamenteve Nacionale në ballafaqimin me këto sfida. Duke përkujtuar se Konventa e OKB-së fillon me fjalët:  “Ne, popujt ....”, z. Ban Ki-Mun theksoi se deputetët e UIP-së i paraqesin zërin, shpresat dhe vullnetin e popullsisë.  

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Unionit Interparlamentar, që u mbajt sot, u prezantua raporti për aktivitetet e anëtarëve të Unionit, në të cilën disa herë janë paraqitur aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Në Asamblenë jubilare e 125-të të UIP-së marrin pjesë rreth 1.400 përfaqësues prej më shumë se 130 vende.  Në rendin e ditës të Asamblesë janë paraparë debate në lidhje me ngjarjet e paradokohshme në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, çarmatimin nuklear, rregullimin e tregjeve financiare, qeverisjen globale, qasjen deri te përkujdesja shëndetësore për gratë dhe fëmijët etj.  

Pritet që anëtarët e Asamblesë të zgjedhin kryetar të ri të Unionit Interparlamentar, me mandat prej tre vitesh. 

Unioni Interparlamentar, i themeluar në vitin 1889, është organizata më e vjetër multilaterale, në të cilën janë përfshirë 157 Parlamente Nacionale dhe nëntë Asamble Ndërkombëtare Parlamentare. Organizata botërore e Parlamenteve me seli në Gjenevë ka status të vëzhguesit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.


 

Click