Aktivitetet



E hënë, 14 nëntor 2011

PJESËMARRJA E DEPUTETES RADMILLA SHEQERINSKA NË PREZANTIMIN E RAPORTIT TË TRANZICIONIT PËR VITIN 2011 TË BANKËS EVROPIANE PËR RIPËRTËRITJE DHE ZHVILLIM

Kryetarja e Këshillit nacional për eurointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska, do të merr pjesë në prezantimin e Raportit të Tranzicionit për vitin 2011 të Bankës Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, e cila do të mbahet më 15 nëntor 2011, në selinë e EBOR në Londër

Konstatimet kryesore nga Raporti do të prezantohen nga z. Erik Bergllof, ekonomist kryesor i Bankës Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, ndërsa me komentet për Raportin e Tranzicionit 2011 do të merr pjesë znj.Radmilla Sheqerinska, si dhe z.   Gordon Bajnai, ish kryeministër i Hungarisë, z. Oraz Jandosov, ish kryeministër i Kazakistanit dhe znj. Ana Andrenkova, drejtore për hulumtime në CESSI, Rusi.

Në Raportin, me titull "Kriza dhe tranzicioni: Perspektiva popullore", Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim njofton për progresin në reformat dhe zhvillimin ekonomik në 29 vende nga Azia Qendrore dhe Lindore dhe fokusohet në krizat ekonomike 2008-2010 dhe pasojat e tyre afatgjate, por shikuar në aspekt të ekonomive familjare dhe individëve. 

Click