Aktivitetet



E enjte, 1 dhjetor 2011, Jerusalem 

PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANDREJ PETROV NË KONFERENCËN PËR SHËNDETËSI

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Andrej Petrov, mori pjesë në Konferencën e Organizatës shëndetësore botërore në Jerusalem, në të cilën u diskutua për agjendën "2020". 

Në Konferencën me temë "Bashkëpunimi ndërsektorial për shëndet dhe mirëqenie më të mirë", u theksuan më shumë përvoja nga vende të ndryshme të Evropës. Me rëndësi të veçantë u potencua parandalimi i sëmundjeve për mbrojtje më të mirë shëndetësore dhe zvogëlim të shpenzimeve.

Si pjesë e programit, u vizitua Institucioni shëndetësor universitar nacional, ku u demonstrua sistemi shëndetësor unik në Izrael me 2.000 doktorë të punësuar. U dhanë më shumë aspekte të sigurimit shëndetësor dhe u shqyrtuan përvoja të ndryshme nga më shumë vende në Evropë.

Gjithashtu, në Konferencën në Jerusalem, u paraqit edhe roli i ministrive dhe parlamenteve, si dhe sektori i OJQ-së, në aspekt të agjendës "2020".  

 

 

Click