Aktivitetet



E premte, 01, korrik 2011

Polonia kryesuese e re e BE-së

Integrimet evropiane si burim i zhvillimit, krijimit të Evropës së sigurt dhe të hapur, me përkrahje të fuqishme të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit perëndimor, janë pjesë e prioriteteve që i vendosi Polonia për kryesimin e saj me BE-në. 

Polonia e mori nga Hungaria kryesimin gjashtë mujor rrotullues të radhës, në krye të së cilit do të jetë prej 1 korrik deri më 31 dhjetorit të vitit 2011. Njëheri ky është mandati i parë i Polonisë në krye të BE-së, të cilës iu bashkëngjitë në vitin 2004.

Kryesimi polak do jetë i përqendruar në politikën bujqësore, sigurinë energjetike, buxhetin e ri evropian për periudhën 2014-2020, përforcimin e politikave për fqinjësi evropiane, përfundimin e reformave të tregut të vetëm, posaçërisht në fushën e shërbimeve dhe tregtisë nëpërmjet internetit.

Në lidhje me zgjerimin, Polonia ka për qëllim të arrij hap përpara, qëllimi kryesor do të jenë finalizimet e bisedimeve për aderim me Kroacinë dhe nënshkrimin e marrëveshjes për aderim në BE, fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin dhe përfundimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Ukrainën.

Gjithashtu, do të shfrytëzohen të gjitha rrethanat për përkrahje të vazhdimit të bisedimeve me Turqinë, të sigurohet përparim i konsiderueshëm në bisedimet për aderim me Islandën si dhe përkrahjen e aspiratave evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor.

Kryesimi do të jetë i fokusuar në tri çështje me rëndësi kruciale:

  • menaxhimin me punën e Këshillit të BE-së dhe trupat e tij ndihmës (grupeve dhe komisioneve punuese), si dhe të Këshillit Evropian;
  • prezantimin e Këshillit të BE-së dhe bashkëpunimin e tij me institucionet tjera të BE-së;
  • prezantim të BE-së në marrëdhëniet ndërkombëtare, me vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare.

Kryesimi rrotullues, sipas Marrëveshjes së Lisbonës, në masë të madhe është funksion ceremonial dhe shteti i cili kryeson, kryesisht është i angazhuar për krijimin e kornizës për agjendë evropiane dhe kryesim me takimet e Këshillit të ministrave të BE-së.

Click