Aktivitetet



E premte, 7 tetor 2011

PROGRAMI PËR DHËNIE TË BURSËS PERSONAVE TË RINJ NDËRMJET MAQEDONISË DHE GJERMANISË ËSHTË SHEMBULL TIPIK PËR BASHKËPUNIM TË JASHTËZAKONSHËM

Komisioni i Republikës Federale të Gjermanisë për zgjedhje të bursistëve për IPS-programin për vitin 2012, në vizitë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot realizoi takime të veçanta me: z-nj. Svetllana Jakimovska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe me anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në përbërje të Delegacionit të Gjermanisë ishin: z. Aleksandar Urlih, deputet në Bundestagun e Gjermanisë, dr. Herbert Grizhop, drejtues i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Lirë Berlin dhe prof. dr. Urlih Sheler, udhëheqës i Seksionit të shkencës dhe marrëdhënieve të jashtme në administratën e Bundestagut të Gjermanisë. Në shoqërim të Delegacionit ishte ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Sh. T. Gudrun Shtajneher.

Gjatë kohës së takimit me delegacionin e Gjermanisë, nënkryetarja Svetllana Jakimovska shprehu falënderim për mbështetjen që Republika e Maqedonisë e merr nga Republika Federale e Gjermanisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe posaçërisht për këtë Projekt, që është shumë i rëndësishëm për Kuvendin e Maqedonisë dhe për vendin në përgjithësi.

Ajo theksoi se në bisedë me bursistët, këta kanë shprehur kënaqësi të madhe nga Projekti dhe nga qëndrimi në Bundestagun e Gjermanisë, por edhe ajo është e kënaqur nga zgjedhja e kandidatëve dhe shpreson se praktika dhe bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nënkryetarja Jakimovska i informoi të ftuarit se Instituti Parlamentar është në fazën përfundimtare dhe do të hap mundësi për bursistë që të paraqiten për punësim në këtë.

Pastaj, ajo theksoi se bursistëve para se të shkojnë në Gjermani u mundësohet gjatë dy javëve të njihen me punën e të gjithë sektorëve në Kuvendin e Maqedonisë, dhe se të gjithë shërbimet u qëndrojnë në dispozicion për çfarëdo shërbimi që u nevojitet.

Të ftuarit ia uruan 20-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, pastaj duke shprehur falënderim për mikpritjen që hasën në vendin tonë lajmëruan se mbrëmë i zgjodhën tri aplikuesit e rinj për bursë. Përfaqësuesit gjerman potencuan se mënyra në të cilën Kuvendi i Maqedonisë sillet me bursistët është rast për të marrë shembull, kurse ky program është një shembull tipik për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

Gjithashtu, ata informuan se vihen në situatë kur duhet të sqarojnë se ky projekt nuk është projekt i kuadrove politike, se të rinjtë nuk orientohen politikisht, por se bëhet fjalë për program përmes të cilit bursistët njihen me punën e Parlamentit të Gjermanisë dhe se gjatë qëndrimit ndodh që së pari të punojnë tek një deputet i ndonjë partie politike, e pastaj tek deputeti tjetër i ndonjë partie tjetër politike.

Të pranishmit, në pritje të Raportit nga Komisioni Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë, shkëmbyen mendime edhe rreth perspektivës evropiane të vendit tonë, duke përfshirë edhe kontekstin për emrin me Greqinë. Në këtë kontekst, nënkryetarja Jakimovska theksoi se Republika e Maqedonisë vazhdon me negociatat me Greqinë për zgjidhje reciproke të pranueshme, por jo me çdo kusht.

Përfaqësuesit gjerman potencuan se vendi i tyre qëndron në shërbim të Republikës së Maqedonisë në rrugën drejtë Evropës dhe na dëshirojnë sukses në negociatat.

Në takimin me Delegacionin Gjerman, zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Aleksandar Nikolloski, duke i falënderuar për vizitën dhe mbështetjen, theksoi se është e rëndësishme që bursistët të cilët shkojnë në gjermani, më pas diturinë e bartin në Republikën e Maqedonisë. 

Delegacioni gjerman përsëriti se Gjermania fuqishëm e mbështet vendin tonë dhe se ajo nuk është qëndrim politik, por qëndrim i vendit për lëvizje proevropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në lidhje me Raportin të cilin Maqedonia e pret javën e ardhshme, mysafirët informuan se ai do të përmbaj propozime në cilin drejtim të lëviz vendi në lidhje me reformat, më pas duke theksuar se nuk është me vend persona të tretë të japin zgjidhje rreth kontekstit me emrin, por të dy shtetet duhet atë çështje ta zgjedhin ndërmjet vetes. 

Zëvendëskryetari Nikolloski shtoi se Republika e Maqedonisë qëndron e përkushtuar në procesin reformues, se reforma bëhen, që rezulton me marrjen e rekomandimeve nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave, por konteksti me emrin qëndron pengesë e vetme për marrjen e datës.

Në takimin me Grupin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë, morën pjesë anëtarët: z. Ilija Kitanoski, z. Nexhati Jakupi, z. Safet Bishevac, z. Bekim Fazliu, dhe z. Goran Sugareski.

Zotëri Ilija Kitanoski në vet fillimin shprehu kënaqësinë nga takimi, si dhe nga marrëdhëniet e ndërsjella shoqërore ndërmjet të dy vendeve, duke theksuar se Gjermania është partner i rëndësishëm i Maqedonisë nga sfera e bashkëpunimit ekonomik dhe i jep mbështetje të vazhdueshme për procesin e arritjes drejt BE-së, që është prioritet kyç për vendin. 

 Ai u falënderua për shansin që u jepet të rinjve nga Maqedonia ta shfrytëzojnë këtë bursë, e cila është shans i shkëlqyeshëm për ta që të njoftohen me jetën politike, akademike dhe ekonomike në Gjermani, duke e bartur atë në vendin e tyre, me pjesëmarrje aktive dhe me përgjegjësi në formimin e ardhmërisë demokratike të Republikës së Maqedonisë.

Përfaqësuesit gjerman u falënderuan në mbështetjen të cilën Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ia jep Programit-zgjidhje të bursistëve për IPS, të tre të rinjve, për interesin e shprehur për përkujdesjen e marrëdhënieve të vendosura, por edhe thellimin e tyre në të ardhmen në nivel parlamentar.  

Projekt, me shpresë se numri i kandidatëve të cilët morën pjesë në Program do të ritet nga viti në vit. 

Click