Aktivitetet



E mërkurë, 13 korrik 2011, Bruksel

SEMINARI PARLAMENTAR ME TEMË:“TRANSPORTI DHE INFRASTRUKTURA NË KONTEKST RAJONA”

Në organizim të Parlamentit Evropian, më 12 dhe 13 korrik 2011, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, u mbajt Seminari parlamentar me temë: “Transporti dhe infrastruktura në kontekst rajonal”. Në seminar morën pjesë Delegacione nga Parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, deputetë të Parlamentit Evropian: Viktor Boshtinaru (Romani), Majkëll Kramer (Gjermani) dhe Tanja Fajon (Slloveni), si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe institucioneve dhe agjencive të tjera evropiane. Në seminar, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, morën pjesë deputetët: Ilija Dimovski, Pançe Orcev, Hajrulla Misini dhe Imer Aliu

Seminari iu kushtua çështjeve lidhur me politikën e transportit në kontekst ndërkombëtar, aktiviteteve të  Parlamentit Evropian në lidhje me transportin dhe infrastrukturën, përparimit në lidhje me Marrëveshjen e propozuar për bashkësinë e transportit me Ballkanin Perëndimor, aspekteve të transportit dhe infrastrukturës së Bashkimit Evropian në rajonin e Danubit dhe bashkëpunimit territorial. 

Në pjesën e  paraparë për prezantime të shkurtra, secilit nga Delegacionet iu dha mundësi të jep vështrim të përvojave personale për lidhjet e transportit dhe infrastrukturës ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, në kontekst të projekteve vijuese në transport dhe infrastrukturë në secilin prej shteteve. 

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Delegacionit të tij, fjalim të tij pati Z. Ilija Dimovski.  Me këtë rast, ai shprehu kënaqësi që ka mundësi të diskutojë në këtë temë të rëndësishme, si për Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Bashkimin Evropian, sferë për të cilën Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit vitin e kaluar, vërejti progres të mirë tek Republika e Maqedonisë. 

Në këtë drejtim, Z. Dimovski i ekspozoi prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të përgatitura në koordinim me Komisionin Evropian në lidhje me infrastrukturën e transportit, si përfundimi i autostradës së Korridorit 10 deri në fund të vitit 2015, modernizimi i infrastrukturës hekurudhore përgjatë Korridorit 8 deri në vitin 2013 dhe Korridorit 10 deri në vitin 2015 dhe modernizimi i stacionit hekurudhor në Shkup sipas standardeve më bashkëkohore evropiane. 

Si pjesë e bashkëpunimit rajonal, ai e përshëndeti Projektin Kargo 10, në të cilin u kyç edhe Republika e Maqedonisë, si iniciativë e suksesshme për politikën e transportit të vendeve të rajonit, me të cilën pritet zvogëlimi i shpenzimeve dhe kohës për transportin e mallrave dhe shërbimeve. 

Zotëri Dimovski e ceku rolin proaktiv të Republikës së Maqedonisë në domenin e rrjeteve të transportit, përmes pjesëmarrjes aktive në iniciativat rajonale dhe evropiane, si ISIS programi për implementimin e Rregullativës për qiell të vetëm evropian me vendet e Evropës Juglindore, iniciativën për nënshkrimin sa më të shpejtë të Marrëveshjes për bashkësinë e transportit dhe bashkëpunimin në kornizat e Observatoriumit të transportit të EJL-së (SEETO).

Click