Aktivitetet



E martë, 26 korrik 2011

TAKIM I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.  ROBIN DAVID SKOT, DEPUTET I PARLAMENTIT TË VIKTORIAS - AUSTRALI 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Trajko Veljanoski, e pranoi Z. Robin David Skot, deputet i Parlamentit të Viktorias – Australi. Në takim mori pjesë edhe deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Z. Millorad Dodevski, i zgjedhur nga Njësia zgjedhore nëntë, që e përfshinë Australinë.

Në takimin, që kaloi në atmosferë të përzemërt, u bisedua për më shumë çështje të interesit reciprok ndërmjet dy vendeve.  Deputeti Skot e përshëndeti mundësinë e jashtëzakonshme që diaspora maqedonase e ka për të qenë e përfaqësuar në Parlamentin e Maqedonisë.   

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se bashkësia maqedonase e mërgimtarëve, posaçërisht në Viktoria dhe në qytetin Melburn, kontribuon për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror, kulturor  dhe ekonomik të Australisë dhe paraqet faktor të rëndësishëm që kontribuon për marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet dy shteteve. 

Nga të dy anët është shprehur kënaqësi për hyrjen në fuqi, nga një prilli i këtij viti, të marrëveshjeve që rregullojnë sigurimin social dhe pensional të qytetarëve të të dy shteteve.  Gjithashtu, deputeti Skot shprehu iniciativë për thellimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit në sferën e kulturës.

Nga ana e Kryetarit të Kuvendit, Z.  Veljanoski, u ngrit çështja për lehtësimin dhe liberalizimin e regjimit të vizave me qëllim që qytetarët tanë pa pengesa të udhëtojnë në Australi dhe bëri thirrje që kompanitë multinacionale australiane të investojnë në Maqedoni. 

Deputeti Skot shprehu gatishmëri të veçantë që të bisedojë me ministrat relevant federal lidhur me hapat për lehtësimin e regjimit të vizave, posaçërisht sepse në Australi jeton bashkësi e madhe maqedonase.  Deputeti Skot u angazhua për avancimin e të gjitha formave potenciale të bashkëpunimit në sferat e interesit reciprok ekonomik, e posaçërisht në pjesën e xehetarisë.   
 

Click