Aktivitetet



E enjte, 13 tetor 2010

TAKIM I Z.ANTONIO MILLOSHOVSKI ME DELEGACIONIN E GRUPIT PARLAMENTAR TË KUVENDIT POPULLOR TË KUVAJTIT

Kryetari i Komisionit për politik të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Miloshovski, sot realizoi takim me Delegacionin e Grupit Parlamentar të Kuvendit Popullor të Kuvajtit për miqësi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në mbledhje morën pjesë deputetët: z.Jordanço Paçkov, z.Qenan Hasipi, znj.Marinella Tusheva, znj.Tanja Tomiç dhe z.Safet Bishevac.

Në përbërje të delegacionit Kuvajtian ishin: z.Valid M.Al –Tabtabae,deputet, kryetar i Grupit Parlamentar;z. Jaman Al-Harbash, deputet, nënkryetar i Grupit Parlamentar, z.Mohamed Al-Mutairi, deputet, anëtar i grupit Parlamentar , z.Bader .A.Al –Tabtabae;, z.Talal.S.Al-Azmi, sekretar i grupit Parlamentar dhe Faisal Al-Habashi, sekretar në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Ankara, Republika e Turqisë.

Në fillim , kryetari Milloshovski shprehu kënaqësi nga takimi dhe nga vendosja  marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Maqedonisë dhe Shtetit të Kuvajtit me emrin kushtetues të shtetit tonë. 

Lidhur me planin politik, z. Milloshovski marrëdhëniet i karakterizon me respektim të ndërsjellë dhe me vullnet për përparim të theksuar, njëherit na rikujtoi në marrëveshjen e lidhur për përkrahje të ndërsjellë lidhur me kandidaturën e dy vendeve për anëtarësim në Këshillin për të drejtat e njeriut për periudhën 2013-2016.

Edhe përkundër asaj që shkëmbimet tregtare nuk janë në nivel të lakmueshme, me lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për bashkëpunimin  teknik dhe ekonomik në 2000 janë krijuar prezumime ligjore për përparimin e së njëjtës.

Delegacioni Kuvajtian u faleminderua për mikpritjen , duke theksuar se Maqedonia dhe Kuvajti tani më kanë ndërtuar marrëdhënie miqësore, marrëdhënieve të afërta, ndërsa ky lloj i takimeve të grupeve parlamentare me qëllim që të forcohen marrëdhëniet  në nivel parlamentar.

 Nëherit, Grupi Parlamentar i Kuvendit Popullor të Kuvajtit për miqësi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është përgjegjëse për gjithë Ballkanin.

Delegacioni i Kuvajtit e tregoi gatishmërinë  e tij për hapjen e ambasadës së Kuvajtit në Republikën e Maqedonisë, përmirësimin e bashkëpunimit në biznes, dhe çfarëdo lloj ideje për ndihmë infrastrukturore dhe iniciativë për hapjen e linjës ajrore Shkup-Kuvajt, nga e cila interes më të madh do të kishte Maqedonia, duke pasur parasysh vendndodhjen qendrore në Ballkan.

Të pranishmit u pajtuan se iniciativat e propozuara janë të mira dhe meritojnë të jenë të shqyrtuara në nivel të dy Qeverive të këtyre shteteve.

Njëherit, ato konkluduan se lloji i tillë i vizitave fut impuls plotësues në zhvillimin e marrëdhënieve, vërtetim për interesin dhe gatishmërinë e të dyja vendeve për përparimin e tyre.
 

 

Click