Aktivitetet



E hënë, 5 shtator 2011

TAKIMI I BASHKËKRYESUESIT TË KOMITETIT TË PËRZIER – REPUBLIKA E MAQEDONISË DHE BASHKIMI EVROPIAN, Z. KENAN HASIPI ME EURODEPUTETIN Z. JORGO SHACIMARKAKIS

Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, Z.  Kenan Hasipi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me kolegun e tij, eurodeputetin Z. Jorgo Shacimarkakis.

Bashkëkryesuesi, Z. Kenan Hasipi shprehu nder dhe kënaqësi për realizimin e këtij takimi të parë i cili përshtatet në periudhën kur Republika e Maqedonisë shënon 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, duke e vlerësuar Konferencën si të suksesshme me  besimin se kjo frymë evropiane që sundonte do të vazhdojë edhe më tej.

Këtë takim bashkëkryesuesi, Z. Kenan Hasipi dhe eurodeputeti Z. Jorgo Shacimarkakis e shfrytëzuan për shkëmbimin e temave për të cilat do të mund të bisedohet në takimin vijues të 9-të të Komitetit të Përzier – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, që do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor 2011 në Shkup.

Eurodeputeti, Z. Jorgo Shacimarkakis e nënvizoi diversitetin kulturor, si vlerë të rëndësishme evropiane, çështjen lidhur me decentralizimin dhe si në mënyrë më efikase të shfrytëzohet përgjithësisht, dhe kriza ekonomike ishin disa propozim-tema që do të mund të shqyrtohen në ndonjërin nga takimet e ardhshme.

Eurodeputeti, Z. Shacimarkakis dhe Z. Hasipi shprehën falënderim për bashkëkryesuesit e mëparshëm të Komitetit të Përzier – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP – RM dhe BE) dhe kënaqësi nga të dy delegacionet për historiatin e deritanishëm të marrëdhënieve, për bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv i cili në të ardhmen do të vazhdojë me dinamikën e njëjtë. 

Në takim të pranishmit theksuan se qëllimi i përbashkët është që Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane, fryma evropiane tashmë ekziston, është e nevojshme të fillohet me bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  

Click