Aktivitetet



E hënë, 26 shtatorë 2011

TAKIMI I DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË MAQEDONISË NË AP KE, ME REFERUESIN ROBERT VALLTER 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), sot realizoi takim me z. Robert Vallter, referues i Komisionit për Respektimin e Obligimeve dhe Angazhimeve të Vendeve-Anëtare të Këshillit të Evropës (Komisioni Mbikëqyrës).

Në takimin ishin të pranishëm shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), z. Aleksandar Nikolloski; anëtari i Delegacionit, z. Igor Ivanovski dhe zëvendësanëtarët, z. Aleksandar Spasenovski dhe znj. Sonja Mirakovska.

Mysafiri u informua për situatën politike dhe ekonomike në vendin tonë, për përdorimin e gjuhëve, implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, proceset e reformave, formimin e koalicionit qeverisës dhe ballafaqimin e Republikës së Maqedonisë me krizën botërore ekonomike. 

Referuesi i Komisionit për Respektimin e Obligimeve dhe Angazhimeve të Vendeve-Anëtare të Këshillit të Evropës z. Robert Vallter, theksoi se në vendin tonë ka ardhur që të dëgjojë dhe t’i ndjekë ngjarjet pas zgjedhjeve. Ai u interesua për procesin e miratimit të ligjeve dhe për funksionin kontrollues të Parlamentit mbi Qeverinë.  

Raporti i tij për Republikën e Maqedonisë pritet të prezantohet vitin e ardhshëm.

Të dy palët shprehën kënaqësi nga takimi, si dhe ushqyen shpresë dhe bindje se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe më tutje dhe se Republika e Maqedonisë në të ardhmen e afërt do ta finalizojë dialogun pasmonitorues me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.  
 
 

Click