Aktivitetet



E enjte, 24 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARES SË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, ZNJ. ERMIRA MEHMETI, ME PËRFAQËSUESIN E UNDP-SË, Z. GREGORI ATILLA KONOR

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti, më 21 nëntor 2011, me kërkesë të z. Gregori Atilla Konor, përfaqësues i UNDP-së dhe specialist për paqe dhe zhvillim, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me temë "Aktivitet e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2012" dhe më pas e përshëndeti dhe njoftoi mysafirin me temat që do të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Z. Konor shprehu dëshirë dhe gatishmëri që UNDP-ja ta ndihmojë punën e Komitetit për ta përforcuar kapacitetin e tij me qëllim të punës më efikase, nëpërmjet trajnimit të anëtarëve dhe shërbimit të Komitetit. 

Në fund të takimit, z. Konor shprehu kënaqësi për pranimin, sinqeritetin dhe transparencën gjatë përgjigjes së pyetjeve të parashtruara dhe konkludoi se takimet e tilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti, e përshëndeti përkrahjen e UNDP-së për punën e Komitetit, u falënderua për bashkëpunimin dhe theksoi se pritet që në të ardhmen ende më tepër të intensifikohen këto takime dhe aktivitete.

Click