Aktivitetet



E martë, 8 nëntor 2011

TAKIMI I NËNKRYETARES JAKIMOVSKA ME BURSISTËT E BPN-SË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, sot e pranoi Goran Jordanoski, Tijana Roso dhe Marija Çorbeva, të cilët pesë muaj si bursistë të Bursës Parlamentare Ndërkombëtare (BPN) qëndruan në Bundestagun. 

Në bisedën joformale, nënkryetarja u interesua për përvojat të cilat bursistët e rinj i fituan gjatë qëndrimit të vet në Bundestagun.

Bursistët, duke theksuar kënaqësinë për qëndrimin në Gjermani, i ndanë përshtypjet e veta dhe i bartën përvojat e fituara në Parlamentin e Gjermanisë, të cilët shpresojnë se do t’u ndihmojnë në ndërtimin e karrierës së tyre.

Në mënyrë pozitive është vlerësuar ajo që bursistëve para se të shkojnë në Gjermani t'u mundësohet që, gjatë dy javëve, të njoftohen me punën e të gjithë sektorëve në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa të gjithë shërbimet janë në dispozicion për cilindo shërbim që është e nevojshme për to.  

Zonja Svetllana Jakimovska, për herë të dytë e udhëheq projektin Bursa Parlamentare Ndërkombëtare (BPN) si aktivitet i Bundestagut, në bashkëpunim me disa fakultete dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Projekti tashmë 10 vite zbatohet në mënyrë tradicionale dhe ndërmerret gjithçka që Programi të afirmohet në publikun, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuohet që njerëzit e rinj të bëhen urë ndërmjet Parlamenteve, ndërsa njëkohësisht edhe pjesëmarrës në reformat e domosdoshme për eurointegrimet.

 

Click