Aktivitetet



E premte, 21 tetor 2011

TAKIMI I ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA ME SHKËLQESIA E TIJ  JUHA OTMAN

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska sot realizoi takim protokollar me Shkëlqesia e tij. Juha Otman, ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Finlandës për Republikën e Maqedonisë, me seli në Zagreb.

Në takimin znj. Svetllana Jakimovska, në emrin e saj personal dhe në emër të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. z. Trajko Velanoski, shprehu urime për z. Juha Otman për emërimin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Finlandës për Republikën e Maqedonisë, madje duke potencuar se janë njoftuar me relacionet e mira politike të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Finlandës dhe për përkrahjen që Republika e Finlandës ia jep Republikës së Maqedonisë për çështjen e saj prioritare – anëtarësim në Bashkimin Evropian.  

Në fjalimin e saj të mëtutjeshëm nënkryetarja, znj. Svetllana Jakimovska theksoi se është i njohur qëndrimi i Republikës së Finlandës për atë që ajo dëshiron të hapen dyert e Bashkimit Evropian për zgjerimin me anëtarë të rinj. 

Nënkryetarja, znj. Svetllana Jakimovska, e njoftoi ambasadorin se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka formuar Grup Parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Finlandës, ku shef i delegacionit është Svetllana Jakimovska. 

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Finlandës për Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e tij. Juha Otman deklaroi se ky takim është bazë e mirë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, madje duke theksuar se në këtë periudhë do të jetë drejtor për zgjerim me Ballkanin Perëndimor që do t’i jep mundësi të mirë për shikim në gjendjet në rajonin. 

Ai përsëriti se janë përkrahës të politikës për zgjerimin e BE-së dhe hapjen e dyerve për anëtarë të ri për shkak se kjo do të jetë përfitim edhe për BE-në edhe për vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.

Në fund të takimit nënkryetarja, znj. Svetllana Jakimovska i dëshiroi mandat të suksesshëm ambasadorit duke theksuar se ky takim është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm.  

Click