Aktivitetet



E premte, 4 nëntor 2011

U MBAJT MBLEDHJA E NËNTË E KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR -REPUBLIKA E MAQEDONISË DHE UNIONI EVROPIAN 

Më 3 dhe 4 nëntor 2011, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Sallën e kristaltë u mbajt Mbledhja e nëntë e Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, dhe në bazë të nenit 114 të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociacion të Republikës së Maqedonisë me Unionin Evropian, si dhe në bazë të Rregullës 6 nga Rregullorja për punën e Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian. 

Mbledhjen e kryesuan bashkëkryesuesit Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, z. Kenan Hasipi dhe z. Jorgo Shacimarkakis, ndërsa në të morën pjesë deputetë nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe eurodeputetë nga Delegacioni i Parlamentit Evropian në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian.

Në ditën e parë të mbledhjes morën fjalë znj. Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e ngarkuar me detyrë për çështje evropiane, z.  Nikolla Poposki, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, z.   Ropert Lidell, ushtrues i detyrës shef i delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe z. Riçard Hjuit, raportues për Republikën e Maqedonisë nga Komisioni për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.  

Në kuadër të mbledhjes u shqyrtuan më shumë çështje lidhur me marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian, siç janë: shënimi i 10 vjetorit të miratimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në kontekst të diversitetit kulturor në Republikën e Maqedonisë; reformat e administratës publike, gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar dhe gjendja aktuale me liberalizimin e vizave; shoqëria qytetare dhe pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, liria e të shprehurit dhe mediumet; gjendja ekonomike, kriza në Eurozonën dhe efektet mbi Republikën e Maqedonisë, si dhe për korridoret transportuese në vend dhe shfrytëzimi i mjeteve nga fondet evropiane për realizimin e tyre.  

Pas debatit konstruktiv dhe të pasur në fund të kësaj mbledhjeje u miratuan rekomandime të përbashkëta.

 

 

Click