Aktivitetet



E mërkurë, 30 tetor 2011, Bruksel

U VËRTETUA PËRGATITJA PËR AVANCIMIN DHE INTENSIFIKIMIN E BASHKËPUNIMIT TË NDËRSJELLË TË BELGJIKËS ME MAQEDONINË

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje:  z.  Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Ilija Dimovski dhe z.  Gordan Georgiev, anëtarë të Komisionit, është në vizitë dyditore në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Në kuadër të vizitës delegacioni dje dhe sot u takua me z. Eduard Kukan, z. Riçard Hovit, znj. Norika Nikollai, z. Jorgo Shacimarkakis dhe me z. Kristijan Vigenin, deputetë të Parlamentit Evropian.

Mbledhjet ishin veçanërisht të dobishme dhe të rëndësishme në aspekt të thellimit të bashkëpunimit me Parlamentin Evropian dhe përmirësimit të pozitës maqedonase në lidhje me procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë.

Deputetët nga kuvendi maqedonas u informuan se raportuesi për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian, eurodeputeti britanik z. Riçard Hovit, do ta parashtrojë versionin primar të Rezolutës më 20 dhjetor.

Gjithashtu, nga ana e gjithë bashkëbiseduesve u vërtetua përkrahja të cilën e kemi nga Parlamenti Evropian si institucion dhe u shpreh mirëkuptim për problemin joracional që e kemi në lidhje me emrin tonë kushtetues, problem i cili e bllokon rrugën tonë drejt BE-së.

Deputetët maqedonas ua bënë me dije kolegëve të tyre se edhe më tutje do të mbeten qëllim i yni parësor prioritetet dhe përcaktimi i Republikës së Maqedonisë për ndërtimin e perspektivës evropiane, për të cilën është shprehur qartë përkrahja qytetare dhe politike në realizimin e qëllimeve për arritjen e realitetit evropian.

Gjithashtu u dërgua porosi se me shtatë vite status të kandidatit dhe tre vjet përsëritje të rekomandimit nga Komisioni Evropian, krijohet frustrim në shoqëri, gjë që ndikon në politikën e brendshme të shtetit, si dhe në çështjet e hapura në rajon.

Takimet përfunduan në atmosferë pozitive duke shpresuar se praktika e tillë e mbledhjeve dhe shkëmbimit të mendimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë ditës së djeshme deputetët u takuan edhe me Kryetarin e Parlamentit, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit, z.  Herman de Kro, si dhe me disa anëtarë të Komisionit.

Në takimin u vërtetua gatishmëria për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit belgjiko-maqedonas, duke pasur parasysh faktin se ky takim që nga viti 2004 e këndej është i pari në nivel parlamentar.
Pala maqedonase shprehën qëndrimin të cilin shteti ynë e ka në lidhje me procesin eurointegrues. Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë theksuan se çdo përkrahje e vendeve-anëtare të BE-së është e rëndësishme për ne si vend-kandidat për anëtarësim në BE, e veçanërisht tani pas rekomandimit të sërishëm për fillimin e negociatave nga ana e Komisionit Evropian dhe Samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Deputetët nga Parlamenti i Mbretërisë së Belgjikës shprehën interesim të madh dhe mirëkuptim për gjendjen në Republikën e Maqedonisë dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe ndihmë me qëllim që t'ia lehtësojnë rrugën Republikës së Maqedonisë për të lëvizur drejt standardeve të Bashkimit Evropian.

 

Click