Aktivitetet



E enjte, 13 tetor 2011

VENDOSJA AMBASADAVE DHE BASHKËPUNIMI I PËRFORCUAR EKONOMIK-QËLLIM I RËNDËSISHËM NË MARRËDHËNIET NDËRMJET MAQEDONISË DHE KUVAJTIT

Maqedonia dhe Kuvajti janë vende miqësore të cilët duhet ta shtojnë bashkëpunimin ekonomik, meqenëse kanë interesa të përbashkëta  Për forcimin e bashkëpunimit , së pari duhet të zgjidhen shumë probleme, si regjimi i vizave, linjat ajrore, ambasadat dhe ngjashëm, u theksua në takimin  e sotëm ndërmjet Grupit të Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Vendet Parlamentare të Lindjes së Afërt dhe të Mesme dhe Delegacionit të Grupit Parlamentar të Kuvendit Popullor të Kuvajtit për Miqësi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Me takimin kryesoi kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentet e Vendeve nga Lindja e Afërt dhe e Mesme, z. Gazmend Aliji, ndërsa morën pjesë dhe anëtarët e Grupit:  znj.Beti Kuzmanovska, z.Dime Maxhovski, znj. Elena Pavllova, znj.Hajrije Misimi dhe Erdogan Saraç.

Në përbërje të delegacionit të Kuvajtian ishin: z.Valid M.Al –Tabtabae,deputet, kryetari i Grupit Parlamentar;z. Jaman Al-Harbash, deputet, nënkryetari i Grupit Parlamentar, z.Mohamed Al-Mutairi, deputet, anëtari i grupit Parlamentar, z.Bader .A.Al –Tabtabae;, z.Talal.S.Al-Azmi, sekretari i grupit Parlamentar dhe Faisal Al-Habashi, sekretari në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Ankara, Republika e Turqisë.

Në fillim të takimit, z. Gazmend Aliji shprehu falënderim për vizitën dhe për njohjen  e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Kuvajtit.

Pala Maqedonase i njoftoi mysafirët me punën e Parlamentit dhe politikës ekonomike të Qeverisë, projektet aktuale dhe mundësitë për investime në vend, me atë rast duke potencuar se Maqedonia  është shumë e vlerësuar nga ana e faktorëve relevantë ndërkombëtar si vend me kushte të volitshme për biznes.

Nga ana e tij, Delegacioni i Kuvajtit së pari u falënderua për mikpritjen të cilën e kanë gjetur në vendin tonë, për pritjen e ngrohtë, të cilën e kanë bërë të ndjehet si në shtëpi.

Vendosja e ambasadave në të dy shtetet u nda si propozim kryesor i cili duhet të inicohet sa më shpejtë, dhe i cili do të kontribuojë për bashkëpunim të përforcuar në nivel të lartë, i cili do të jetë në interes të ndërsjellë.

Gjithashtu, liberalizimi i vizave do t’i lehtësonte lidhjet turistike ndërmjet dy shteteve. Këtë pyetje Delegacioni i Kuvajtit premtoi se do ta parashtrojë së shpejti në parlamentin e tyre.

Të dy palët konstatuan se edhe Kuvajti dhe Maqedonia janë shtete të vogla, me numër të vogël të popullatës, ndërsa për dallim nga vendi ynë e cila përballet me problemin  papunësisë, në Kuvajt pothuajse nuk ka.

Shkalla e vogël e papunësisë, të cilën e shpjegoi kryetari Valid M.Al Tabtabae, ka të bëj me atë që Kuvajti është vend demokratik i popullit kuvajtian, i cili është lartë i mbrojtur me ligje dhe nuk i jepet përparësi për punësim para numrit të madh të punëtorëve të huaj në vend.

Delegacioni Kuvajtian potencon se edhe Republika e Maqedonisë në mënyrën e vet është vend i pasur, se ka ujë të mirë dhe ka kuadër të mirë shkencor të përgatitur , i cili do të mund të shfrytëzohet për ato.

Në fund, të dy palët shprehën vullnetin se takimet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me intensitet të shtuar, në kënaqësi të dy shteteve. 

 

Click