Këshillat

E martë, 29 tetor 2013

MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime më 28 tetor 2013 e mbajti Mbledhjen e shtatëmbëdhjetë kushtuar Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Në mbledhje ishin të pranishëm: SH.T. Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë; z. Riçard Hovit, deputet në Parlamentin Evropian dhe referues për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian; SH.T.  Kristofer Ivon, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Republikën e Maqedonisë; SH.T. Fernando de Galainena Rodrigez, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë; z. Robert Lidll, udhëheqës i Seksionit për çështje politike, drejtësi dhe punë të brendshme, informim dhe komunikim në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë; znj. Marina Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe znj. Joana Babushku nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë. 

Në prezantimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, z. Aivo Orav theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që Komisioni Evropian për së pesti herë dha rekomandim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë. Rekomandimi do të thotë se Komisioni beson se vendi është i përgatitur t'i fillojë negociatat për anëtarësim. Raporti i Komisionit Evropian e mbulon periudhën prej 1 shtator 2012 deri më 31 gusht 2013, dhe paraqet platformë për punë të mëtutjeshme. Në raportin janë theksuar çështjet vijuese:

  • dialogu politik i cili është shumë i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojë,
  • liria e mediave,
  • sundimi i së drejtës,
  • lufta kundër korrupsionit dhe
  • marrëdhëniet e mira fqinjësore. 

Në periudhën deri në mbajtjen e mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të BE-së, pritet që të arrihet progres plotësuese në sferat e cekura. Deputeti në Parlamentin Evropian dhe raportues për Republikën e Maqedonisë në PE, z. Riçard Hovit, u falënderua për mundësinë që të jetë i pranishëm për së pari herë në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime. Sipas, z. Hovit, Këshilli Nacional për Eurointegrime ka rol kryesor në arritjen e konsensusit të gjerë nacional për integrim evropian, si dhe për dialogun politik, gjë që është e potencuar edhe në Raportin e sivjetshëm të Komisionit Evropian. Ai shprehu interes se çfarë mendimi ka Këshilli Nacional lidhur me realizimin rekomandimit nga Raporti i Komisionit Evropian në të ardhmen, si dhe për cilën pjesë të Raportit të Komisionit Evropian për progresin e RM-së për vitin 2013, ekziston pëlqim, përkatësisht mospajtim ndërmjet anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit. 

Roli i z. Hovit, si referues në PE për Republikën e Maqedonisë, ka për detyra ta ndjekë gjendjen reale në shtet dhe rezultatet e arritura, të realizojë konsultime dhe të ndërtojë konsensus me kolegët e Parlamentit Evropian që të arrihet pëlqim politik për fillimin e negociatave për anëtarësim.  Parlamenti Evropian është institucion i pavarur nga Komisioni Evropian i cili në mënyrë të mëvetësishme i cakton vlerësimet e tij. 

Lidhur me reformat në administratën publike, z. Hovit theksoi se edhe këtë vit përsëriten vërejtjet e Komisionit Evropian lidhur me përpjekjet plotësuese për garantimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së administratës dhe përfaqësimi i drejtë. Mungesa e numrit konkret të të punësuarve në administratë paraqet brengë te vendet-anëtare. Inkuadrimi i shoqërisë civile në procesin parlamentar dhe në miratimin e vendimeve është veçanërisht i rëndësishëm.

Raporti i KE-së për progresin e RM-së për vitin 2013, është veçanërisht i rëndësishëm për shtetin, i njëjti nuk ka sfida të mëdha ekonomike, ndërsa legjislacioni duhet të avancohet në pjesën e lirisë së qarkullimit të kapitalit dhe mallrave. Raporti Hovit shfaqi interes për marrëveshjen me Federatën ruse për gazsjellësin dhe për çështjen sesa kjo marrëveshje është kompatibile me qëllimet e shtetit, si dhe për propozimet në sferën e zhvillimit të energjisë rigjeneruese. Ballafaqimi me korrupsionin është veçanërisht çështje e rëndësishme për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Hapi i rëndësishëm që duhet të merret është zbatimi i rekomandimeve nga Komisioni Anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012. Në ndryshimet e Rregullores së Kuvendit duhet të integrohen të gjithë partitë politike në frymën e Memorandumit të nënshkruar ndërpartiak, prioritet do të jetë nëse ndryshimet miratohen para mbajtjes së mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të BE-së. Liria e të shprehurit dhe gjendjet në media do të jetë një nga çështjet kryesore për të cilat do të diskutohet në Parlamentin Evropian. 

Z. Hovit theksoi se Republika e Maqedonisë nuk mund të mbetet në status kuo.  Qëndrimi i Komisionit Evropian dhe i Parlamentit Evropian është se Kriteret e Kopenhagës janë përmbushur mjaftueshëm, por një pjesë e vendeve-anëtare të BE-së nuk pajtohen me atë. Për këtë çështje duhet të diskutohet para mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të BE-së, me qëllim që të binden të gjithë vendet-anëtare.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, z. Fatmir Besimi, informoi se menjëherë pas marrjes së Raportit të KE-së për progresin e RM-së për vitin 2013, u mbajt mbledhje e Komitetit për Eurointegrime dhe u përgatit analizë e Raportit nga Sekretariati për Çështje Evropiane. Të gjithë institucionet përgjegjëse morën për obligim të përgatisin revizion të NPAA-së për vitin 2014 dhe të merren parasysh rekomandimet e dhënë nga Raporti i Komisionit Evropian. Për përmbushjen e plotë të rekomandimeve të Komisionit Evropian, nevojitet bashkëpunim ndërmjet institucioneve, Qeverisë, Kuvendit, partive politike, shoqërive civile dhe mediave.  Reformat që ndërmerren dhe qasja e hapur konstruktive ndaj fqinjëve janë aspekte komplementare në procesin e integrimit në BE. Për Republikën e Maqedonisë është veçanërisht i rëndësishëm t'i fillojë negociatat për anëtarësim, gjë që do të kontribuojë për intensitetin e reformave dhe për zgjidhjen e çështjes me Republikën e Greqisë. 

Në debat morën pjesë: znj. Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit; z. Antonio Milloshovski, z. Tito Petkovski, znj. Meral Uzeiri-Ferati - deputetë dhe anëtarë të Këshillit; Safet Bishevac, deputet dhe zëvendësanëtar i Këshillit; z. Dimitar Mirçev, përfaqësues i Kabinetit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë; znj. Tanja Hafner-Ademi, përfaqësuese e Platformës së Maqedonisë dhe z. Naser Selmani, përfaqësues nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë.

Gjatë mbledhjes, anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Eurointegrime ua shpërndanë propozim-konkluzionet për të cilat duhet të japin komente dhe propozime.  Pas harmonizimit të tekstit, Këshilli do të miratojë konkluzione për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013. 

Click