Këshillat

E martë, 25 tetor 2011

MBLEDHJA E TRETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime, në Mbledhjen e tretë, diskutoi për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011. Në mbledhjen e Këshillit ishin të pranishëm: z. Sandor Matjush nga Ambasada e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Marta Przenioslo, zëvendësshef i misionit, Ambasada e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë dhe znj. Marina Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e ngarkuar me detyre për çështje evropiane, znj. Teuta Arifi, i shprehu mendimet lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 dhe konstatimet të cilat dalin nga ky raport. Zonja Arifi vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian është pozitiv, fillimisht për shkak të faktit që Komisioni e përsërit rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim, që për vendin paraqet element më të madh dhe më pozitiv të Raportit.

U hodh një vështrim i shkurtër mbi përmbajtjen e Raportit, përkatësisht mbi tre sferat: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe mbi pjesën e acquis-it. Në lidhje me kriteret politike, definicioni më i rëndësishëm është se, ne si vend vazhdojmë t’i plotësojmë kriteret në lidhje me anëtarësimin në BE. Në Raportin pozitivisht është vlerësuar: realizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të fundit parlamentare të realizuara sipas standardeve ndërkombëtare, realizimi i dialogut politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas zgjedhjeve dhe procesit të ndërtimit të koalicionit dhe realizimi i detyrave të cilat dalin nga Marrëveshja Kornizë. Kërkohen përpjekje më të mëdha dhe punë në dy sfera të identifikuara – reforma në gjyqësinë dhe administratën publike.  

Në lidhje me përmbushjen e kritereve ekonomike, Raporti i Komisionit shënon progres në krijimin e ekonomisë funksionale të tregut, energjetikën dhe modernizimin fiskal, por gjithashtu theksohet se edhe në këtë pjesë duhet të punohet më shumë në pjesën e reformave tjera në kuadër të sistemit ekonomik.

Në pjesën e cila ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me të drejtën e BE-së, znj. Arifi theksoi se përshëndetet dinamika e harmonizimit dhe veçanërisht roli i kontributit të Kuvendit në këtë proces. Pritet implementimi më i shpejtë i legjislacionit, me qëllim që qytetarët t’i ndjejnë anët pozitive nga legjislacioni i harmonizuar.

Pas përfundimit të debatit publik lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë, është shumë e rëndësishme të qaset në adresimin e shpejtë dhe konkret të të gjithë vërejtjeve të adresuara në Raportin. Zonja Arifi informoi se në fazën përfundimtare është Plani i dytë Aksionar për pjesën e dytë nga lista e detyrave të BE-së, në të cilën janë adresuar detyrat me afat të realizimit të tyre deri në fund të muajit maj të vitit 2012. Deri në mesin e dhjetorit të këtij viti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta miratojë revizionin e NPAA-së për vitin 2012, në të cilën do të adresohen të gjitha çështjet e shënuara në Raportin e Komisionit Evropian për progresin në vitin 2011.

Në debatin e mbledhjes së Këshillit Nacional, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të tyre, morën pjesë: znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit; znj. sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit; z. Antonio Milloshoski, z. Gordan Georgiev, z. Ilija Dimovski, z. Tito Petkovski, z. Kenan Hasipi, deputetë dhe anëtarë në Këshillin; z. Arben Labenishta, deputet dhe zëvendësanëtar në Këshillin; z. Dimitar Mirçev, anëtarë i Këshillit Nacional dhe përfaqësues nga Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë; z. Antoni Peshev, përfaqësues nga Dhoma Ekonomike e Maqedonisë dhe z. Zhivko Mitrevski nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

Në mbledhjen, Këshilli Nacional për Eurointegrime miratoi Rregullore të re për punën e Këshillit, miratoi Planin e aktiviteteve të Këshillit Nacional për Eurointegrime për realizim në periudhën tetor 2011 – tetor 2012, si dhe Aneksin 2 për organizimin e debateve publike deri në fund të vitit, që del nga Mendimi i Këshillit për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian gjatë vitit 2011.  

Click