Aktivitetet



E hënë, 21 mars 2011

21 MARSI – DITA E MEDITERANIT 

Sot në të gjithë rajonin e Mediteranit u shënua 21 Marsi si Dita e Mediteranit. 

Shefi i Delegacionit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Mediteranit, Z.  Ilija Dimovski, me këtë rast theksoi se ndaj traditës trevjeçare të shënimit të rastit  të kësaj dite nga ana e parlamenteve të vendeve-anëtare të Kuvendit Parlamentar të Mediteranit, bashkëngjitet edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.  

Me këtë rast, me kënaqësi mund të përkujtojmë se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u bë anëtarë me të drejta të plota i këtij forumi të rëndësishëm rajonal që nga formimi i tij në vitin 2006 dhe përmes delegacionit të vet të përhershëm në mënyrë aktive merr pjesë në punën e tij. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në kornizat e Kuvendit Parlamentar të Mediteranit, i ndan vlerat themelore siç janë: e drejta e jetës së lirë, gëzimi i përfitimeve civilizuese nga ana e çdo njeriu, e drejta e popujve që në mënyrë demokratike ta zgjedhin modelin e rregullimit të tyre të brendshëm, duke e mënjanuar luftën si mjet për mirëkuptim në mes veti. 

Për fat të keq, që nga fillimi i këtij viti, jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit jo të këndshme që kanë ndodhur  dhe ende ndodhin  pikërisht në rajonin e Mediteranit, posaçërisht në Tunizi dhe Egjipt, e tash edhe në Libi, që kanë lënë gjurmë të thella mbi jetët e qytetarëve të këtyre vendeve.  Ngushëllojmë me këto tragjedi, dhe njëkohësisht si të zgjedhur të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, apelojmë fuqishëm që të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake dhe që sa më shpejtë të vendoset rendi demokratik, sundimi i së drejtës dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut, sepse sinqerisht besojmë në krijimin dhe përkujdesjen e vlerave themelore shoqërore.    

Click