Aktivitetet



E enjte, 3 shkurt 2011

BURSISTËT MAQEDONAS NË BUNDESTAG – AMBASADORË JOFORMAL TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, sot realizoi takim me bursistët e Bursës Ndërkombëtare (IPS) të Bundestagut gjerman.

Bursa Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) është aktivitet tradicional i Bundestagut gjerman, përkatësisht Projekt i Parlamentit gjerman, i cili së bashku me Universitetin Teknik, Universitetin e Lirë dhe Universitetin Humbolt nga Berlini, u jep mundësi personave të rinj politikisht të angazhuar me arsim të kryer universitar nga vendet e Evropës Juglindore të njihen me sistemin parlamentar të Gjermanisë.

Projekti IPS përmes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizohet nga viti 2001.  Bundestagu gjerman, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Ambasada e Gjermanisë janë institucione kompetente për realizimin e Projektit. 

Në takim mori pjesë edhe E.S. Ulrike Marija Knoc, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë  në Republikën e Maqedonisë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, deklaroi se e gëzon ky takim dhe mundësia që për herë të tretë të përgatitet Programi për funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si përgatitja e tre kandidatëve nga Republika e Maqedonisë për qëndrimin në Bundestag, që flet për përgatitjen e mirë të kandidatëve-bursistëve të IPS Projektit për vitin 2011.  

Kuvendi i Maqedonisë bën përpjekje për avancimin e mëtutjeshëm të Bursës Ndërkombëtare Parlamentare, projekt përmes të cilit çdo vit ndahen nga disa bursa për pjesëmarrësit nga Republika e Maqedonisë. Qëllimi është promovimi i këtij projekti në Republikën e Maqedonisë dhe afirmimi sa më i madh i tij për shkak të tërheqjes së më shumë  personave të rinj, të kualifikuar për këtë bursë.     

Nga viti 2009, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë filloi me përgatitjen e Programit për njoftim me punën dhe funksionimin e punës parlamentare në Republikën e Maqedonisë.   Trajnimin deri më tani e kanë kaluar pesë bursistë.  Ato, dhjetë ditë qëndruan në Kuvend dhe përmes punës së Sektorëve në Kuvend, u njoftuan me punën.

Pas mbarimit të qëndrimit të tyre në Bundestag, bursistët dorëzojnë raport për përshtypjet e tyre dhe për atë se çka mund të zbatohet në punën e Parlamentit të Maqedonisë.

Gjithashtu, në takim u theksua se bursistët  janë ambasadorë joformal të Republikës së Maqedonisë dhe nga to pritet që denjësisht  ta përfaqësojnë shtetin tonë në Gjermani.  

E.S.  Ulrike Marija Knoc theksoi se ky program është shumë me rëndësi për ta, sepse politikanët gjerman duan ta shohin Republikën e Maqedonisë si anëtare të BE-së, ndërsa faktor shumë i rëndësishëm i rrugës për në BE është puna e Kuvendit dhe funksionimi i tij.  Ajo shtoi se bursistët në Gjermani do të qëndrojnë pesë muaj dhe se pas kthimit të tyre në Maqedoni, gjithashtu, do të jenë një lloj ambasadorësh të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë.  

Click