Aktivitetet



E hënë, 7 shkurt 2011

DELEGACIONI PARLAMENTAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI VIZITË NË LITUANI DHE LETONI 

Deputetët Liljana Popovska, Oliver Aleksovski dhe Zumrete Jakupi, si anëtarë të Grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve baltike: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë prej 31 janar deri 3 shkurt realizuan vizita pune në parlamentet e Lituanisë dhe Letonisë

Gjatë vizitës së parë të delegacionit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Parlamentin e Lituanisë, u nënshkrua Deklarata e përbashkët nga ana e kryetarëve të grupeve parlamentare, znj. Liljana Popovska dhe z. Egidijus Vareikis në të cilën theksohet se përshëndetet vendosja e marrëdhënieve dhe shkëmbimi i mendimeve në mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit të Lituanisë dhe se të dy anët do të vazhdojnë ta promovojnë bashkëpunimin parlamentar për çështje me interes të përbashkët.

Gjatë vizitës, në Parlamentin e Lituanisë u shkëmbyen mendime me anëtarët e Komisioneve për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane. Në takime u diskutua për rolin dhe punën e parlamentit në arritjen e standardeve për integrimin euroatlantik. 

Vizita kthyese në Letoni, e para pas zgjedhjeve të mbajtura parlamentare në tetor 2010, paraqet vazhdim të  bashkëpunimit të suksesshëm me parlamentin e këtij shteti mik.  Delegacioni në Riga u takua me  anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, me anëtarët e Komisioneve për Politikë të Jashtme, për Çështje Evropiane, për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Publike, si dhe  me ministrin e Punëve të Jashtme, zëvendësministrin e Ekologjisë dhe Zhvillimit Rajonal, si dhe me arkitektin e qytetit  të Rigës. U shkëmbyen më shumë mendime për çështjet aktuale në të dy shtetet dhe u shpreh mbështetja e parezervë për aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotfuqishëm në strukturat euroatlantike.   


 

Click