Aktivitetet



E premte, 11 shkurt 2011, Budapest 

DEPUTETI PETAR POP-ARSOV MORRI PJESË NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË SHTETEVE-ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN-KOSAK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Petar Pop-Arsov, nga 10 deri 11 shkurt 2011 morri pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian - KOSAK, që u mbajt në Budapest, Republika e Hungarisë. 

Në konferencë fjalim hyrës kishte Kryetari i Kuvendit Nacional Hungarez z.  Llasllo Kover, i cili i potencoi aktivitetet e ardhshme të Parlamentit Hungarez dhe aktivitetet e përbashkëta të treshes evropiane, që do të kontribuojnë në realizimin e Programit për punë të Kryesimit Hungarez.

Duke folur për prioritetet e kryesimit hungarez, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, z.   Janosh Martoni theksoi se kryesimi hungarez angazhohet për një Evropë të fuqishme dhe ekonomikisht të zhvilluar, e cila përmes institucioneve të zhvilluara, politikës dhe ekonomisë së fuqishme do ta tejkalojë krizën ekonomike. Zoti Martoni, po ashtu, theksoi se procesi i zgjerimit mbetet të jetë një prej prioriteteve të Bashkimit Evropian gjatë kohës së kryesimit hungarez.

Zoti Marosh Shefçoviq, zëvendëskryetar i Komisionit Evropian i angazhuar për marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe administratë e arsyetoi Programin për punë të Komisionit Evropian për vitin 2011 dhe i theksoi mundësitë për pjesëmarrjen e parlamenteve nacionale gjatë krijimit të së njëjtit. 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Petar Pop-Arsov realizoi kontakte me më tepër kryetarë të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së, me të cilët diskutoi për çështje të caktuara aktuale për Bashkimin Evropian, si dhe për mundësitë për deblokimin e proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë

Click