Aktivitetet



E premte, 4 shkurt 2011

DOLI NUMRI I DYMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Doli botimi i dymbëdhjetë i Buletinit të Delegacionit të Kuvendit në Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë-Bashkimi Evropian (KPP RM-BE)

Në numrin vijues të Buletinit janë të përmbledhura informata për shënimin e 20 vjetorit të konstituimit të përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për takimin e përbashkët të KPP-së, si dhe për më shumë trupa punues në të cilët u shpalosën prioritetet e Kryesimit hungarez me BE-në, për vizitën e përfaqësuesve izraelit në korniza të aktiviteteve në nivel parlamentar dhe shtetëror për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit dhe takimin që ata e realizuan në shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë, si dhe shumë tema të tjera, të cilat më për së afërmi e përcaktojnë rrjedhën e procesit të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Me botimin e numrit të 12-të të Buletinit të KPP-së, hyjmë në vitin e dytë nga botimi i  numrit të tij të parë në janar 2010.  13 muajt e kaluar, Komiteti i Përzier Parlamentar përmes Buletinit rregullisht në bazë mujore i informon eurodeputetët në Parlamentin Evropian, por edhe deputetët në parlamentet nacionale të vendeve-anëtare dhe vendeve-kandidate për BE, të cilët punojnë në çështje evropiane, administratën e Parlamentit Evropian dhe parlamenteve nacionale, si dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të vendit dhe të huaja, institucionet dhe entet arsimore nga vendi dhe jashtë, për të gjitha aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të ndërlidhura me procesin eurointegrues.

Buletini përgatitet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe botohet në gjuhën angleze.

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe botimet e tij të kaluara, mund t’i lexoni në adresën vijuese:
http://www.sobranie.mk//mpk-bilten.nspx


ndërsa për më shumë informata për aktivitetet e KPP-së, klikoni linkun vijues:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

Click