Aktivitetet



E premte, 4 mars 2011

DOLI NUMRI I TREMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Në fillim të këtij muaji, doli botimi i ri i Buletinit të Komitetit të përzier parlamentar RM-BE. Në numrin vijues, janë prezantuar konkluzionet nga mbledhja e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, me të cilat dënohet ky incident në Kala dhe apelojnë në përgjegjësi, arsye dhe respektim ndëretnik në Republikën e Maqedonisë. 

Në faqen tjetër, përmban informata për takimin në Kuvend me eurodeputetin dhe referuesin në hije për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, z. Eduard Kukan, përkthimin në gjuhën maqedonase të Marrëveshjes së Lisbonës, si dhe për vizitën e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vendet Baltike Lituania dhe Letoni dhe pjesëmarrjen e kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Petar Pop Arsov në takimin e Komisioneve për çështje evropiane (KOSAK) në Budapest, në kuadër të aktiviteteve të Kryesimit aktual me Këshillin e BE-së. 

Buletini hyn në vitin e dytë të botimi i tij. Çdo herë duke prezantuar informata për proceset Euro integruese dhe aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe me prezantimin e ngjarjeve të rëndësishme nga historia, kultura dhe bukuritë natyrore të Republikës së Maqedonisë, Buletini ka për qëllim që për së afërmi tua  paraqes vendin eurodeputetëve në parlamentin Evropian, parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve-kandidate, si dhe përfaqësuesve të organizatave vendore dhe të huaja, institucioneve dhe institucioneve arsimore në vend dhe vendet e jashtme.

Buletini përgatitet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe del në gjuhën angleze.

Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e tija të kaluara, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk//mpk-bilten.nspx

ndërsa për më shumë informata për aktivitetet e KPP, klikoni në këtë link:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4 

Click