Aktivitetet



E hënë, 31 janar 2011

EDUKIMI SEKSUAL NË SHKOLLA - KUR, NËSE JO TANI?

Korniza për edukimin gjithëpërfshirës seksual në Republikën e Maqedonisë; Strategjitë nacionale për avancimin e shëndetit seksual dhe reproduktiv, punën e qendrave të reja të këshillimit të të rinjve për shëndetin seksual dhe reproduktiv; programi ekzistues edukativ “Aftësitë jetësore” dhe Deklarata e rinisë për edukimin gjithëpërfshirës seksual, ishin temat që u folën në debatin e dytë publik për edukimin seksual në Republikën e Maqedonisë, që më 28 janar 2011 e mbajti Komisioni për Mundësi të Barabarta të Burrave dhe Grave, në bashkëpunim me Asociacionin për edukim shëndetësor dhe hulumtim HERA. 

Debatin e hapi kryetarja e Komisionit, znj. Liljana Popovska, ndërsa fjalim hyrës kishte edhe zëvendësministri i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë, z. Vllado Popovski.

Fjalime të tyre patën: drejtori programor i HERA-s, z.  Drashko Kostovski, prof.dr. Elena Qoseska nga Instituti për shëndetësi publike, znj. Ajshe Selmani, zëvendësdrejtoreshë e Byrosë për zhvillim të arsimit dhe znj. Magde Nikollovska nga rrjeti rinor Vaj-pier, person përgjegjës për Maqedoni.

Korniza për edukimin gjithëpërfshirës seksual në Republikën e Maqedonisë propozon principe dhe jep drejtime për futjen e programit adekuat mësimor për edukimin dhe arsimimin gjithëpërfshirës seksual, u është dedikuar atyre të cilët miratojnë vendime dhe duhet të shfrytëzohet gjatë përpilimit dhe implementimit të arsimimit dhe edukimit  gjithëpërfshirës seksual në Republikën e Maqedonisë.

Në Kornizën për edukim gjithëpërfshirës seksual në Republikën e Maqedonisë janë theksuar më shumë shkaqe për futjen e edukimit seksual në shkolla:

- shkalla për informim dhe përdorim të metodave moderne të kontracepsionit është e ulët;
- shkalla e shtatzënisë së tinejxhereve, si dhe e aborteve, është disa herë më e lartë nga ajo në BE;
- ekziston tendenca e rritjes së numrit të të infektuarve me infeksione seksuale bartëse tek të rinjtë;
- gjithnjë më i ulët është kufiri i moshës së paraqitjes së karcinomit në qafën e mitrës;
- gjithnjë më i madh është numri i çifteve të ri bashkëshortor të cilët ballafaqohen me infertilitet;
- gjendja e dhunës dhe jotolerancës tek të rinjtë është brengosëse;
- stereotipet gjinore dhe jobarazia gjinore janë brengosëse;
- qasja deri te informatat adekuate për shëndetin seksual dhe reproduktiv dhe seksualiteti në korniza të programeve ekzistuese mësimore është i pamjaftueshëm.

Mbështetje për futjen e edukimit seksual në shkolla japin edhe aktivistët e rinj, përfaqësuesit e 20 shoqatave të qytetarëve, të cilët punojnë në fushën e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe reproduktive, të bashkuar në rrjetin rinor Vaj-pier. Në këtë temë ato shprehen me:  “Kur, nëse jo tani?”.

Sipas tyre, kjo do të sjellë vetëm ndryshime pozitive, si: sjellja e përgjegjshme seksuale; rritja e aftësisë së miratimit të vendimeve të informuara; zvogëlimi i shpeshtimit të infeksioneve gjinore bartëse dhe shkallës së shtatzënisë së paplanifikuar; zvogëlimi i paragjykimeve; përdorimi i rritur i kontracepsionit dhe kondomëve; shtyrja e marrëdhënies së parë seksuale dhe zvogëlimi i numrit të partnerëve seksual.

Arsimimi dhe edukimi gjithëpërfshirës seksual do të mundësojë që të rinjtë të marrin informata relevante, njohuri dhe aftësi se si të ballafaqohen dhe të avancojnë shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv; t’i respektojnë dallimet; të informohen për të drejtat e tyre seksuale dhe reproduktive, ti rrënojnë mitet dhe stereotipet; të jenë të gatshëm për marrëdhënie dhe lidhje seksuale,emotive, pa dhunë dhe keqpërdorim dhe t'i angazhojnë për barazi gjinore.

Diskutuesit, të cilit ishin në numër më të madh, u pajtuan se arsimimi dhe edukimi seksual në shkolla duhet të jetë qasës për të gjithë dhe të ndodh sa më shpejtë, sepse paraqet rrugë të vetme për tu ndryshuar shprehitë dhe  mënjanohen rreziqet. Me ç’rast, duhet të gjendet mënyra më e mirë e zbatimit të tij, të përshtatet dhe të strukturohet sipas moshës dhe shkallës së zhvillimit tek fëmijët dhe të rinjtë, por t’i kushtohet vëmendje edhe kuadrit mësimor. 

Në fund të debatit publik, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Burrave dhe Grave, njëzëri i miratoi Konkluzionet vijuese:

1. Komisioni e pranon dhe e mbështet Kornizën për edukim gjithëpërfshirës seksual e përgatitur nga përfaqësuesit e Ministrive të resorit të Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Punës dhe Politikës sociale, si dhe nga institucionet tjera kompetente shtetërore, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga sektori i qytetarëve;
2. Komisioni i përshëndet aktivitetet e Ministrisë së Shëndetësisë me të cilët në praktikë zbatohen synimet e Draft-strategjisë për shëndet seksual dhe reproduktiv, posaçërisht përmes 19 pikave informative.  Njëkohësisht, u rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit implementim më të koordinuar të të gjitha strategjive nacionale të ndërlidhura me edukimin seksual;
3. Komisioni konsideron se ka nevojë që Byroja për zhvillim të arsimit ta përcaktojë shkallën e implementimit të lëndës “Aftësitë jetësore” në pjesën e edukimit seksual. Më tej, Komisioni  rekomandon, në përputhshmëri me Kornizën për edukim gjithëpërfshirës seksual, të përgatitet program i ndarë për edukim seksual dhe të zbatohet përmes pilot-programit;
4. Komisioni u pajtua të organizojë, në bashkëpunim me HERA-n, vizitë të parlamentarëve në Qendrat e të rinjve për shëndet seksual dhe reproduktiv "Dua të di", që të njoftohen për së afërmi me funksionimin e tyre, si dhe me mundësinë për integrimin e tyre në sistemin shëndetësor.
5. Komisioni pret që Qeveria të ndërmerr një sërë masash me të cilat do të mbrohen fëmijët dhe të rinjtë nga keqpërdorimi dhe keqtrajtimi seksual;
6. Komisioni konsideron se ka nevojë reale për fushatë të gjerë për edukim seksual të popullatës së përgjithshme, në të cilën është e gatshme të bashkëpunojë me ministritë e resorëve dhe organizatat joqeveritare. 
 
 

Click