Aktivitetet



E hënë, 31 janar 2011

FUSHATË GLOBALE PËR PARANDALIMIN E KANCERIT NË QAFËN E MITRËS “MARGARITARËT E URTËSISË”

Klubi i grave deputete sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbajtën takim pune me Shoqatën për luftë kundër kancerit – “Borka” me rastin e  fushatës globale për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës "Margaritarët e urtësisë".

Në takim morën pjesë koordinatorja e Klubit të grave deputete, znj. Katerina Dimeska, kryetarja e Shoqatës për luftë kundër kancerit "Borka", znj. Biba Dodeva, znj. Julieta Marku, si dhe deputetet dhe anëtaret e Klubit të deputeteve, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Në kornizat e punës së tij të rregullt dhe realizimit të programit të tij Klubi i deputeteve shpesh herë organizon takime pune me shoqatat e qytetarëve dhe subjektet tjera, gjithçka me qëllim që ta animojë opinionin për çështje të caktuara- theksoi koordinatorja e Klubit të grave deputete, znj. Katerina Dimeska.

Në Maqedoni, kanceri në qafën e mitrës është në vend të dytë sipas vdekshmërisë nga sëmundjet maligne tek gratë. Në vendin tonë, çdo vit nga kanceri në qafën e mitrës sëmuren rreth 300 gra, ndërsa afërsisht gjysma prej tyre vdesin si pasojë e kësaj sëmundje.

Kryetarja e Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka”, znj. Biba Dodeva para deputeteve në Kuvend e prezantoi programin dhe aktivitetet e Shoqatës.

Si pjesë e Javës evropiane për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës, 24-31 janar 2011, Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka-për çdo ditë të re”, e cila është anëtare e plotfuqishme e Asociacionit evropian për kancer në qafën e mitrës (ESSA) dhe në bashkëpunim me Shoqatën për Human Papiloma Virus (HPV) të Maqedonisë, realizuan fushata edukative në tërë vendin.

Kjo fushatë edukative e ndjek fushatën globale “Margaritarët e urtësisë 2011”, e cila ka për qëllim t’i ftojë të gjitha vajzat dhe gratë  të bëjnë çmos për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës, para së gjithash përmes kontrolleve të rregullta gjinekologjike, PAP testeve, sjelljes së përgjegjshme seksuale me të gjitha masat për mbrojtje nga sëmundjet gjinore bartëse dhe përmes programit të rregullt për vaksinim kundër HPV viruseve. 

Të pranishmit e përshëndetën iniciativën për fillimin e fushatës së llojit të këtillë, të cilët i trajtojnë problemet e grave në përgjithësi, duke potencuar se ato gjithkund në botë janë të njëjtë, me ç’rast duke iu falemenderuar shoqatës “Borka” e cila arriti të prek në të gjitha pjesët e gjithë vendit, bile edhe në pjesët vështirë të arritshme rurale, me qëllim të edukimit dhe mënyrave të parandalimit të kancerit në qafën e mitrës.  
 

Click