Aktivitetet



E martë, 25 janar 2011

IZRAELI- PËRKRAHËS KONSTANT I MAQEDONISË NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE 

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit sot në Kuvendin e  Republikë së Maqedonisë realizoi takim me Delegacionin e Grupit ndërkombëtar operativ (punues) për bashkëpunim në arsimin, kujtesën dhe hulumtimin e Holokaustit. 

Në takimin, krahas kryetarit të Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit, z.  Pavle Trajanov, morën pjesë edhe anëtarët:  znj. Sllavica Gërkovska, z.  Vllado Stefanoski dhe znj. Liljana Popovska.

Në përbërje të Delegacionit të Grupit ndërkombëtar operativ (punues) për bashkëpunim në arsimin, kujtesën dhe hulumtimin e Holokaustit ishin z.  Mark Vajcman, z.  Stevan Smit dhe znj. Naama Shik, si dhe Ambasadori i Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë, z.  David Koen dhe z.  Viktor Mizrahi, kryetar i Bashkësisë hebreje në Maqedoni për Holokaustin.

Kryetari Trajanov shprehu kënaqësi nga takimi dhe theksoi se "shteti i Izraelit është vend mik i Republikës së Maqedonisë dhe përkrahës ton konstant në marrëdhëniet ndërkombëtare". 

Njëkohësisht, ai i përshëndeti dhe përkrahu aktivitetet të Grupit ndërkombëtar operativ, duke kujtuar se Republika e Maqedonisë me përkushtim dhe në mënyrë të vazhdueshme punon të çështje të lidhura me statusin e Hebrenjve në vendin tonë.  Gjithashtu, Maqedonia edhe oficialishtë kërkojë të ketë status të vëzhguesi në këtë Grup punues, që do t'i mundësojë t'i shfrytëzojë përvojat të shteteve me status më të përparuar dhe në të njëjtën kohë të japë kontribut të saj në realizimin e qëllimeve të grupit. 

Të pranishmit shprehën kënaqësi nga përparimin e vazhdueshëm dhe intensiv dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy shteteve dhe u pajtuan se investimi më i madh në një shoqëri është iniciativa në mirëkuptimin ndërkombëtar, toleranca dhe respektimi i ndërsjellë. 

Vendimi i Republikës së Maqedonisë për bashkëngjitje në këtë Grup dhe ndërtimi i garancisë për mirëkuptim ndërmjet gjeneratave të ardhshme, është porosi i cili mund të bartet edhe më gjerë në Ballkan. 

Click