Aktivitetet



E mërkurë, 23 mars 2011

MAQEDONIA MUND TË LLOGARIS NË MBËSHTETJEN E HUNGARISË 

Për Republikën e Maqedonisë është shumë e rëndësishme që e ka mbështetjen e vendeve miqësore, siç është Hungaria, e cila e respekton emrin tonë kushtetues, si dhe atë që në agjendën e kryesimit të tyre aktual me Bashkimin Evropian e kanë zgjerimin e Unionit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kjo u theksua në takimin e sotshëm të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Z.  Petar Pop-Arsov dhe anëtarëve:  Znj. Vlladanka Aviroviq, Znj. Hristina Runçeva, Z.  Mile Paçemski dhe Z.  Pançe Dameski, me Delegacionin e kryesimit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Hungarisë.

Në përbërje të delegacionit hungarez ishin: kryetari  i Komisionit, Z.  Mihaj Balla, nënkryetari i Komisionit, Z.  Marton Gjongjoshi, deputeti Z. Atilla Gruber, dhe këshilltarja  Znj. Noemi Koranji. Në shoqërim të Delegacionit ishte ambasadori i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Ferenc Kekeshi, si dhe zëvendësshefi i Misionit në Ambasadë, Z.  Atilla Pinter.

Në fillim të takimit, Z.  Pop-Arsov e vlerësoi vizitën si kontinuitet i mbështetjes të cilën Hungaria ia jep Maqedonisë në procesin eurointegrues dhe i njoftoi mysafirët me kompetencat e Komisionit për Çështje Evropiane dhe përkushtimin për eurointegrimet, për të cilat ekziston mbështetje e fortë partiake dhe qytetare në vendin tonë. 

Ai theksoi se Maqedonia është e interesuar të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe maksimalisht punon në këtë sferë, duke u fokusuar në dy pika:  implementimin e procesit reformues dhe gjetjen e zgjidhjes së pranueshme reciproke në kontestin për emrin me Greqinë.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Republikës së Hungarisë, Z.  Mihaj Balla, informoi se vizita është drejtpërdrejtë e lidhur me kryesimin e tyre me BE-në dhe se nga konkluzionet e Komisionit Evropian shihet se Maqedonia ka bërë  shumë përpjeke në rrugën eurointegruese, por për fat të keq si pengesë mbetet kontesti me emrin. 

Ai potencoi se data e fillimit të negociatave është çështje shumë e rëndësishme, por kjo është vetëm fillimi i negociatave të gjata.  Me këtë rast, Z.  Balla ceku se Maqedonia mund të llogaris në mbështetjen e Hungarisë, sepse konsideron se është e rëndësishme të bëhemi vend-anëtar i BE-së.

Në fund, ana maqedonase shprehu falënderim që në kohën e kryesimit me Bashkimin Evropian, Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Republikës së Hungarisë, edhe krahas  agjendës së ngjeshur, ndau kohë që të jetë mysafir i Parlamentit të Maqedonisë.  

Click