Aktivitetet



E mërkurë, 23 mars 2011

MAQEDONIA TË VAZHDOJË NË RRUGËN EUROINTEGRUESE  

Nënkryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Znj. Sillvana Boneva, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së  Hungarisë, i cili u udhëhoq nga Z.  Mihaj Balla, kryetar i Komisionit.

Në përbërjen e delegacionit hungarez ishin edhe nënkryetari i Komisionit, Z.  Marton Gjongjoshi, deputeti Z. Atilla Gruber, dhe këshilltarja Znj. Noemi Koranji. Në shoqërim të Delegacionit ishte ambasadori i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Ferenc Kekeshi, si dhe zëvendësshefi i Misionit në Ambasadë, Z.  Atilla Pinter.

Në takim, përveç nënkryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, Znj. Sillvana Boneva, morën pjesë edhe anëtarët:  Z.  Petar Pop-Arsov, Z.  Kenan Hasipi dhe Z.  Aleksandar Nikolloski, pastaj Z.  Dimitar Mirçev nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, si dhe anëtarë dhe përfaqësues të tjerë të Këshillit. 

Në fjalimin e saj hyrës, nënkryetarja Znj. Sillvana Boneva i njoftoi mysafirët me përbërjen dhe punën e Këshillit Nacional për Eurointegrime, njëherazi shprehu kënaqësi të madhe nga vizita e Delegacionit dhe aq më shumë që kjo realizohet gjatë kohës së Kryesimit aktual hungarez me Bashkimin Evropian dhe paraqet shprehje të mbështetjes së aspiratave tona euroatlantike  nga ana e Republikës së Hungarisë. 

Nënkryetarja, Znj. Sillvana Boneva, shprehu falënderim për Republikën e Hungarisë për mbështetjen e deritanishme në plan politik, si dhe për realizimin e qëllimit tonë euroatlantik, për fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve aderuese me Bashkimin Evropian, përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në komunikimin bilateral, për shkak se është mbështetës aktiv i heqjes së regjimit të vizave ndaj Republikës së Maqedonisë dhe iniciator i grupit joformal të miqve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, të cilët pretendojnë të bëhen anëtarë me të drejta të plota të NATO-s.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Republikës së Hungarisë, Z.  Mihaj Balla, theksoi se Republika e Hungarisë vazhdon edhe më tej me prioritetet e dhëna si pjesë e agjendës së Kryesimit hungarez, përcjelljen e gjendjeve të Ballkanit Perëndimor, vazhdimin e procesit të zgjerimit, duke theksuar se stabiliteti do të ishte i pamundshëm pa integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Shteti në mënyrë të koontinuar rritet dhe zhvillohet dhe kjo shihet përmes buxhetit dhe stabilitetit të rajonit dhe tashmë është e njohur në shumicën e shteteve evropiane-nënvizoi Z.  Balla.

Të pranishmit u pajtuan se ky takim ishte me rëndësi të veçantë për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave ndërmjet dy vendeve për çështjen e emrit, procesin eurointegrues, si dhe informacionet për situatën e brendshme politike të vendit në një periudhë specifike në të cilën gjendet. 

U theksua se Republika e Maqedonisë edhe më tej në mënyrë aktive do të angazhohet për avancimin e koontinuar të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy shteteve përmes dimensionit parlamentar, që është me rëndësi të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella me qasje konstruktive dhe miqësore dhe formave të ndryshme të bashkëpunimit dhe kontakteve të drejtpërdrejta, si dhe përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike përmes bashkëpunimit të subjekteve ekonomike maqedonase me partnerët ekonomik të Republikës së Hungarisë. 

Click