Aktivitetet



E premte, 4 mars 2011

MBLEDHJA E DYZETË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 1 mars 2011 e mbajti Mbledhjen e vet të dyzetë.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të Komunikacionit Rrugor (leximi i dytë), Komisioni e shqyrtoi Amendamentin e nenit 2 për shlyerjen e fjalëve në paragrafin 4 dhe për shlyerjen e paragrafit 5.

Me shumicë votash, Komisioni nuk e miratoi këtë amendament.

Komisioni konkludoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të komunikacionit rrugor ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje (leximi i dytë), Komisioni e shqyrtoi Amendamentin e paraqitur të nenit 58 me të cilin ndryshohet neni 163 në paragrafin 1.

Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Sigurisë e miratoi amendamentin.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni paraqiti Amendament "Në nenin 10 paragrafi 4, në pikën 51" fjalët "personelit ushtarak dhe civil të shërbimit të Armatës", shlyhen".

Amendamenti është i natyrës teknike dhe propozohet për arsye të harmonizimit të kësaj dispozite me dispozitat tjera të Ligjit për mbrojtje, pasi ky Ligj e rregullon sistemin e mbrojtjes, ndërsa neni ekzistues 20 i përcakton kompetencat e Ministrisë së Mbrojtjes në realizimin e mbrojtjes.

Komisioni konkludoi për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të përgatitet Propozim-ligj Plotësues.

- Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me kriza (leximi i dytë) nuk mbajti debat për amendamente, pasi amendamenti u tërhoq para fillimit të mbledhjes.

Komisioni konkludoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me kriza ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë t brendshme (leximi i dytë), Komisioni e shqyrtoi Amendamentin e nenit 3 në nenin e ri 129-e për ndryshimin e paragrafit 1, i paraqitur nga deputetja zonja Roza Topuzova-Karevska.

Me shumicë votash, Komisioni nuk e miratoi këtë amendament.

Komisioni konkludoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Punë të Brendshme ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click