Aktivitetet



E enjte, 24 mars 2011

MBLEDHJA E DYZETEDY E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme të dyzetedy, si trup punues amë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hulumtim dhe vulosje, përkatësisht shënimin e armëve të zjarrit dhe municionit - leximi II-të;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë - leximi II-të.

Për të dy Propozim-ligjet deri në afatin e paraparë për paraqitje të amendamenteve  nuk kishte amendamente të paraqitura nga propozuesit e autorizuar.

Në fund të debatit, Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 


 

Click