Aktivitetet



E premte, 4 mars 2011

MBLEDHJA E DYZETEKATËR E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e vet të 43-të dhe në vazhdimin e saj të parë, e mbajtur në 1, përkatësisht më 3 mars 2011, i shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm (leximi II);
    Propozim-ligji për universitetet e hapura qytetare (leximi II).
  • Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm (leximi II), Komisioni gjatë debatit shqyrtoi gjithsej 11 amendamente, prej të cilëve 7 i miratoi, ndërsa 4 prej tyre u tërhoqën nga propozuesit.

Në lidhje me pikën e dytë të rendit të ditës, Propozim-ligjin për universitetet e hapura qytetare, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi gjithsej 12 amendamente.

Komisioni konkludoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm dhe Propozim-ligjin për universitetet e hapura qytetare t'i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
 
 
 

Click